INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto fakte psikologjike mbi veten me siguri nuk i keni ditur kurrë më pare! Do të mbeteni pa fjalë kur t’i mësoni

Këto fakte psikologjike mbi veten me siguri nuk i keni ditur kurrë më pare! Do të mbeteni pa fjalë kur t’i mësoni

Publikuar më: 17:20 02-08-2018

Ka disa veprime apo sjellje të cilat në përditshmëri i bëjmë plotësisht pa vetëdije dhe nuk e kuptojmë përse i bëjmë këto veprime.

Por çdo gjë e ka një shpjegim, dhe sjelljet njerëzore nuk ndodhin plotësisht pa shkak.
Këtu do të gjeni disa prej sjelljeve që ne bëjmë së bashku me shpjegimet shkencore për to.

Ne e ulim volumin kur udhëtojmë në vende të panjohura

psych.jpg
Në momente kur përqendrojmë vëmendjen tonë në dëgjim, ne jemi më pak të vetëdijshëm për informacionin vizual që merr truri ynë. Kjo është arsyeja pse shumë shpesh na duhet të fikim zhurmën në sfond.

Ne bëjmë xheste ndërsa flasim

psych1.jpg
Shkencëtarët kanë zbuluar se të bërit gjeste kur bisedojmë është pjesë e evolucionit.

Ne preferojmë ta parkojmë makinën pranë një makine tjetër në një zonë parkimi pothuajse boshe

psych2.jpg
Kjo sjellje shpjegohet me faktin se njerëzit janë qenie sociale. Ne shpesh ndjekim turmën dhe kjo është arsyeja pse në një situatë normale, ne automatikisht parkojmë makinën tonë pranë veturës së vetme në parking.


Burrat nuk përdorin dy tualete fqinje

psych3.jpg

Tualetet publike nuk janë një vend shumë i këndshëm edhe nëse janë krejtësisht të pastër. Kjo sepse hapësira personale dhe konfidencialiteti janë të rëndësishme për të gjithë ne.


Ne nuk e marrim copën e fundit të picës

psych4.jpg
Është zbuluar se njerëzit në një kompani të madhe nuk e marrin copën e fundit të picës, donutin e fundit, ose çamçakëzin e fundit në një pako sepse ata nuk mendojnë se kanë këtë të drejtë.


Meshkujt preferojnë të mos kërkojnë drejtime për rrugën

psych5.jpg
Burrat nuk kërkojnë ndihmë kur ata e kuptojnë se kanë humbur, sepse nuk duan të ndihen të paaftë, të pambrojtur apo të poshtëruar.


Ne nuk blejmë as gjërat më të shtrenjta dhe as më të lira

psych6.jpg
Ne përpiqemi të shpenzojmë paratë tona në mënyrë racionale. Dhe kjo është arsyeja pse ne zakonisht zgjedhim produkte me një çmim dhe cilësi që përputhen mirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947