Përveçse një këngëtar mjaft i suksesshëm në karrierë që përflitet shumë për jetën luksoze bën, Noizy është edhe një artist me shpirt të madh human.
Reperi i njohur Rigels Rajku, vijon të shfaqë anën e tij bujare, siç e ka bërë dhe në shumë raste të tjera. Ai ka publikuar një video në instastory, ku tregon se ka vizituar në spital një djalë të sëmurë, gjendja e të cilit pritet të përmirësohet. Duket mjaft i dashur dhe shpresëdhënës teksa komunikon me këtë djalë që padyshim Noizy për të është një idhull. Ai e ka inkurajuar që të shërohet sa më shpejt për tu bërë pjesë e grupit OTR. Teksa ai e pyet djalin se në çfarë grupi bën pjesë, përgjigjia e tij është padyshim “OTR”. “Shumë shpejt do të të kemi në grup vetëm bëhu mirë”, shprehet reperi.