INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto FOTO po i bëjnë të gjithë të besojnë se Andi dhe Melisa janë çift, por ja dekalarta e kësaj të fundit!

Këto FOTO po i bëjnë të gjithë të besojnë se Andi dhe Melisa janë çift, por ja dekalarta e kësaj të fundit!

Publikuar më: 22:24 01-02-2021

Melisa dhe Andi janë përfolur shpesh për një lidhje dashurie. Gjithçka ka nisur nga koha kur Fationi e akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër konkurrent, i cili u aludua nga të gjithë të ishte Andi. Më pas, në rrjet qarkulloi dhe një foto e tyre. Megjithatë, Melisa nuk e vonoi një reagim dhe i hodhi poshtë këto lajme.

Historia e tyre u kthye sërish në fokus, pas një deklarate të bërë nga Shqipe Hysenaj ditën e djeshme. Ish-konkurrentja e 'Përputhen' tha se Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po i gënjejnë të gjithë.

Kjo deklaratë ka nxitur kërkimet në rrjet. Faqe të ndryshme në Instagram kanë kapur disa detaje për të provuar lidhjen e tyre. Në disa foto të publikuara, dyshja shfaqen të veshur me të njëjtin kapuç.

 -640-0-601862a08063e.jpg

Në disa foto tjera, ndjekësit kanë vënë re detaje të ngjashme në shtëpitë e tyre. Kjo i ka bërë ata të mendojnë se dyshja kanë qenë në shtëpinë e njëri-tjetrit dhe se mes tyre ka vërtetë dicka.

 

-640-0-601862ac3805b.jpg-640-0-601862de32ebf.png

 

Por çfarë marrëdhënie ka Melisa me Andin? E zbuloi ajo vetë teksa u pyet mbi dyshen "Andi-Tea".

Ajo tha se nuk e ka njohur aq sa duhet Andin në një takim dhe jashtë emsionit nuk ka patur dalje me të apo edhe me Tean. Asaj nuk i dukej se ai kishte aktruar në videon e reagimit pas publikimit të fotove të Teas dhe Beartit. Gjithashtu ajo shtoi se nuk beson se Andi ka pasur plan që të dalë si viktimë në këtë histori.

“Kur pashë këtë videon ai nuk më duket sikur aktron. Nuk mendoj që një selfie e bërë nga ata të dy të jetë marrë e të jetë hedhur pa dijeninë e tyre. Në Shqipëri ka pak maskilizëm dhe nuk mendoj se është bërë me plan nga Andi që të dalë viktimë”, u shpreh Melisa.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033981800079346