INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto gjëra do t’ju ndodhin këtë javë sipas Oscar Cainer ( 2 tetor- 8 tetor)

Këto gjëra do t’ju ndodhin këtë javë sipas Oscar Cainer ( 2 tetor- 8 tetor)

Publikuar më: 11:23 02-10-2017
Sipas  astrologut të njohur ndërkombtarisht  Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mire.
1. Dashi
Ti je kaq afër asaj gjëje që dëshiron të arrish, madje mund ta prekësh. Por ka diçka në rrugën tuaj. Nuk është pengesë fizike, por një cikël pritshmërie. Këtë javë  do t'ju shërbejë për t'u përballur me burimin e shqetësimit tuaj dhe ndikimi i Jupiterit do t'ju ndihmojë të vlerësoni arritjen e kësaj më shumë. Për të kuptuar botën duhet së pari të kuptoni veten.
2. Demi
Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim të thellë në jetën e dikujt, këtë javë. Detaji më i vogël, ka fuqinë për të nxjerrë diellin. Gjithashtu , Jupiteri, planeti i fatit  do t’jua bëjë  jetën edhe më të lehtë.
3. Binjakët
Ktheuhuni  mbrapa në kohë,  më saktësisht dhjetë vjet. Cilat ishin shpresat, ëndrrat dhe shqetësimet tuaja? Thuhet i keni ende njësoj shqetësimet. Ju keni të drejtë t'i lini këto gjëra në të kaluarën. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet e kaluara. Mbani mend, ju i keni lënë ata prapa për një arsye. Ndërsa Jupiteri do ju sjellë fat. Mos krijoni  një lidhje me dikë më herët seç duhet.
4. Gaforrja
Ju keni gjithçka që ju nevojitet. Keni shpenzuar kohën tuaj për të ëndërruar diçka, e cila më në fund është drejt rrugës së realizimit. Këtë javë do e harxhoni më shumë se duhet energjinë tuaj, prandaj duhet të keni më shumë kujdes.
5. Luani
Arsyeja e optimizmit  tuaj është se jeni shumë pranë asaj gjëje që po e prisni prej kohësh.
Duhet të falënderoni Jupiterin, planetin tuaj të fatit sepse ka punuar në harmoni me sundimtarin tuaj krijues. Nuk ka asnjë rrezik se mund të dështoni, pas këtij entuziazmi të madh.
6. Virgjëresha
Lëvizjet e caktuara astrologjike gjenerojnë energji intensive erotike kozmike. Ky nxitës i fuqishëm vjen kur Venusi dhe Marsi kombinohen në shenjën tuaj. Me të dy planetet e marrëdhënieve në shenjën tuaj ju jeni duke rrezatuar energji të fuqishme. Gjithashtu, ju jeni në gjendje të frymëzoni të tjerët.
7. Peshorja
Komunikimi është shumë i rëndësishëm për ju. Por diku në jetën tuaj një keqkuptim ka shkaktuar grindje. Tani, ndërsa Jupiteri del  në shenjën tuaj, do fillojë një periudhë e qetë. Ju do të gjeni fuqinë për t'i vendosur gjërat në rregull.
8. Akrepi
Jo vetëm Dielli po hyn në Akrep këtë muaj, por Jupiter po bën vizitën e tij të parë pas më shumë se 12 vjet. Është një mundësi për të shëruar një marrëdhënie të plagosur. Gjithçka që ju nevojitet është mirësia.
9. Shigjetari
Kur shumica e lajmeve kanë të bëjnë me konfliktin, është mirë të dini se dashuria dhe mirësia ende ekzistojnë .Por tani, duhet të besoni te këto dy gjëra! Gjërat e tua të preferuara janë ende këtu. Ju presin gjëra të reja mjaft emocionuese.  
10. Bricjapi
Këtë javë prisni që një triumf t’ju përmbushë edhe emocionalisht. Mesazhi i Jupiterit është: mos harro se ku po shkon. Hapni zemrën tuaj në mësimet që jep lufta juaj dhe  fitoret tuaja do të jenë të ëmbla. 
11. Ujori
Kjo javë është me fat për ju, pasi negociatat tuaja për diçka do shkojnë mirë. Ndërsa Venusi dhe Marsi do përqendrohen në ardhjen e Hënës së Plotë të kësaj jave, nëse e vendosni zemrën tuaj në të, një partneritet mund të japë fryte. Ju nuk do të zhgënjeheni. 
12. Peshqit
Këtë javë do e ndjeni se e keni  zemrën të plagosur. Të gjithë duan të ndiejnë se po marrin mbështetje nga të tjerët, ashtu sa u japim atyre. Zhgënjimi është pjesë e jetës, prandaj mos u zhysni në mërzitje.
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003856897354126