INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto gjëra ju ndodhin vetëm të martuarve...

Këto gjëra ju ndodhin vetëm të martuarve...

Publikuar më: 10:02 06-09-2017

Thonë se çdo gjë e bukur ndodh për një arsye. Disa persona martesën e quajnë një lumturi që ndodh vetëm një herë në jetë, ndërsa për disa të tjerë është diçka që thjesht ndodh natyrshëm.

Sipas një studimi të ri në universitetin Tilburg, martesa është një faktorë shumë i rëndësishëm që ndihmon në ndërtimin e karakterit tonë. Sipas studimit, kur një çift shkon në martesë, të dyja palët fitojnë besimin në vetvete, arrijnë ta kontrollojnë më mirë veten e tyre dhe bëhen njerëz shumë tolerant.

Në studimin e bërë u analizuan një grup çiftesh. Kur u pyetën sasa të vështirë e kishin ta falnin partnerin, përgjigjiet e tyre ishin kështu, “Kur  partneri im gabon, qëllimi im është thjesht ta fal dhe ta harroj atë që ka bërë, ndërsa kur më nevrikos ose më provokon thjesht  mundohem ta ruaj qetësinë dhe të jem sa më e komunikueshme, gjë që më parë nuk e bëja dot”.

Dr Tila Pronk, studiuesja e këtij fenomeni na bën me dije se:

Njerëzit që arrijnë të kontrollojnë veten e tyre në çfarëdolloj situate, janë njerëz me shume atribute, njerëz  më të qetë më të pjekur më të mençur, arrijnë të përballojnë çfarëdolloj situate në jetë dhe dinë si t’i mbajnë marrëdhëniet me miqtë të afërmit shokët etj...

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654