INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto gjëra nuk dalin kurrë nga goja e një njeriu të sukseshëm. Po ti je një i tillë?

Këto gjëra nuk dalin kurrë nga goja e një njeriu të sukseshëm. Po ti je një i tillë?

Publikuar më: 13:33 02-08-2017

A jeni duke thënë mendime toksike të cilat njerëzit e sukseshëm refuzojnë t’i thonë apo besojnë?

Nëse kaloni kohë me njerëz vërtet të suksesshëm, mund të vëreni se ka disa gjëra të cilat refuzojnë t’i thonë. Ata nuk e humbasin kohën e tyre duke u ndalur në mendime ose duke gjetur justifikime.

Vendimi për të shmangur besimet e rreme është thellësisht i rrënjosur tek sipërmarrësit e mëdhenj. I bën ata të ecin para dhe i ndihmon të kenë sukses.

Ju mund të gëzoni të njëjtin lloj suksesi duke bërë një angazhim të ngjashëm. Ja një listë me shtatë gjërat që nuk do të dëgjoni kurrë nga një sipërmarrës i madh:

Ju mund të gëzoni të njëjtin lloj suksesi duke bërë një angazhim të ngjashëm. Ja një listë prej shtatë gjëra që nuk do të dëgjoni kurrë nga një sipërmarrës i madh.

1. Nuk mund ta bëj

Ndonjëherë mendojmë se na mungon njohuria, ekspertiza apo burimet për të patur sukses. Edhe pse kjo ndjesi është joshëse, themeluesit më të mirë e hedhin poshtë. Ata e shtyjnë tutje dyshimin dhe fokusohen në atë që duan të krijojnë.  

Ndërtoni muskujt e besimit dhe filloni të thoni. “Unë mundem” edhe kur ndiheni se nuk mundeni.

Me kalimin e kohës, do të mësoni të besoni se mund të bëni gjithçka që keni vendosur mendjen tuaj. Nëse keni nevojë për prova, bëni një listë të të gjitha gjërave që keni zotëruar që nga fëmijëria.

2. Nuk e di

Çdo gjë që keni bërë, duhet të mësoni ta bëni, duke përfshirë ecjen, ngarjen dhe fillimin e një biznesi. Mësimi është një proçes i përjetshëm. Asnjë sipërmarrës nuk i ka të gjitha përgjigjet në fillim.

3. Nuk kam mjaftueshëm kohë

Themeluesit e suksesshëm nuk kanë kohë por ata e krijojnë kohën, veçanërisht për gjërat që janë vërtet të rëndësishme. Shkëmbeni frazën “Nuk kam kohë”” me “Unë kam nevojë për kohë për ta bërë këtë”. Nëse nuk arrini të gjeni dikë, konsideroni punësimin e dikujt për t’iu ndihmuar në menaxhimin e ngarkesës suaj të punës.

4. Nuk kam kohë për të mësuar

Njerëzit më të suksesshëm në botë posedojnë mentalitet rritjeje. Ata dëshirojnë njohuri sepse e dinë që është i lidhur drejtpërdrejtë me suksesin. Mungesa e kohës nuk është justifikim për të mos mësuar.

5. Nëse do të kisha më shumë fonde, do të isha shumë i suksesshëm

Sipërmarrësit e suksesshëm nuk lejojnë që financimi të diktojë suksesin e tyre. Në vend të kësaj, ata planifikojnë përpara në mënyrë që fondet të jenë në dispozicion për rritjen dhe ekzekutimin. Nëse janë të pakët në kapital, mendojnë kreativisht se si të arrijnë rezultate të njëjta për më pak para, ose të punojnë për të arritur piketa që do të fitojnë më shumë fonde.

6. Konkurrentët tanë janë budallenj

Sipërmarrësit e dobët shpesh nënvlerësojnë aftësitë e konkurencës së tyre, ndërsa themeluesit e suksesshëm respektojnë konkurentët e tyre. Në fund të fundit, nëse ata janë mjaft të mençur për të identifikuar të njëjtën mundësi dhe për të sjellë një zgjidhje konkuruese në treg, atëherë ata do të jenë aq të zgjuar sa ju.

7. Kultura është e mbivlerësuar

Kultura e kompanisë është brez i jetës së biznesit tuaj dhe mund të jetë një përcaktues i madh i suksesit tuaj. Kultura e kompanisë suaj mbështet misionin e saj dhe nxit një mjedis që çon punonjësit drejt përsosmërisë. Kompanitë e mëdha zakonisht kanë kulturë të madhe të kompanive. Dëshironi prova? Shikoni Airbnb apo Indiegogo.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604