Darka e organizuar nga Valdrin Sahiti për të shpalosur koleksionin e tijbëri bashkë shumë emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Dhe kur bën bashkë emra të botës së argëtimit dhe spektaklit natyrisht që serioziteti i hekurt është gjëja e fundit që pritet. Ky fakt është vërtetuar edhe këtë herë pasi mbrëmja ka rezervuar disa momente shumë të këndshme dhe gazmore. Dhe duhet thënë se ylli i mbrëmjes në këtë aspekt ishte padyshim Elvana Gjata. Mes historive dhe imitimeve, ajo ka shkaktuar shumë të qeshura në sallë. Në veçanti imitimet, ku i ka marrë shoqet e saj artiste me radhë, të cilat vërtet “i qante”. Duke filluar nga “Tani e Di” të Orinda Hutës, “Amin” të Julkës dhe duke përfunduar me të pasmet e Nora Istrefit, Elvana vërtet që dinte të bënte gjithçka.