INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ishin femrat në jetën e Johny Depp,  përpara se  ai të  dashurohej me Amber Heard  [FOTO]

Këto ishin femrat në jetën e Johny Depp, përpara se ai të dashurohej me Amber Heard [FOTO]

Publikuar më: 15:53 16-06-2016

Sic edhe e dini, Johnny Depp dhe gruaja e tij prej 15 muajsh, janë në një proces divorci. Lajmi u anoncua në Maj kur Heard, firmosi për divorcin vetëm 3 ditë pasi Depp humbi të ëmën. Ata u njohën në setin e “The Rum Diary” në 2011 dhe u martuan në ishullin e tij privat në Bahamas, 4 vite më vonë. Përpara se të binte në dashuri me Amber Heard, Johnny ishte në një lidhje të gjatë me këngëtaren, aktoren dhe modelen franceze, Vanessa Paradise, por ai ka qenë në disa lidhje po aq serioze kohë përpara bashkimit të tyre. Le të hedhim një sy në listën e femrave Vip me të cilat Johnny ka patur një histori.

Sherilyn Fenn

Në  1983, kur Johnny ishte vetëm 20 vjec, ai u martua me artisten e make up-it Lori Anne Allison. Ata u divorcuan dy vite më vonë dhe Johnny filloi të dilte më aktoren e “Tëin Peaks”, Sherilyn Fenn. Të dy u takuan ndërsa punonin në një film për studentët të titulluar “Dummies” dhe qëndruan bashkë nga 1985 në 1998.

 

Jennifer Grey

Johnny dhe ylli i filmit “Dirty Dancing”, u takuan dhe u bënë cështje më vete në 1989, madje u tha se ishin fejuar por po atë vit u ndanë.

Winona Ryder

Pas ndarjes nga Jennifer Grey, Johnny u shoqërua me kolegen në filmin “Eduard gërshëra”, Ëinona Ryder. Gjërat u bënë serioze shumë shpejt dhe të dy u fejuan në  1990. Johnny u shenjua me tatuzhin e tij të famshëm "Ëinona Forever", të cilin pas ndarjes në 1993 e ndryshoi në "Ëino Forever". Që atëherë Ëinona e quan ndarjen me të si “thyerjen e parë të zemrës” për të.

Juliette Lewis

Johnny dhe Juliette ishin protagonistë në filmin e 1993-shit “Ëhat's Eating Gilbert Grape” dhe krijuan një lidhje pas takimit në sheshin e xhirimit. Juliette sapo kishte dalë nga një histori me as më pak dhe as më shumë se Brad Pitt. Romanca e tyre ishte e shkurtër, por ata u ribashkuan dhe posuan për foto bashkë në një event në Janar 2016.

Tatjana Patitz

Johnny u tha se ishte përpjekur të bënte për vete modelen gjermane ,Tatjana Patitz në 1993.

 

Ellen Barkin

Johnny doli me aktoren Ellen Barkin në 1994 — në atë kohë, ai ishte 30, kurse ajo ishte 39.

Kate Moss

Johnny dhe Kate Moss ishin një nga ciftet më tërheqës të Hollyëoodit nga 1994 në 1998. 14 vjet më vonë, Kate e famshme për privatësinë, u hap për lidhjen e yre në një intervistë për Vanity Fair, ku pranonte se kishte kaluar "vite dhe vite duke qarë “ pas ndarjes së tyre.

Vanessa Paradis

Këngëtarja, aktorja dhe modelja franceze, Vanessa, nisi të dilte me Johnnyn në 1998. Edhe pse lidhja e tyre e gjatë mbaroi në 2012, ata kanë dy fëmijë bashkë, djalin Jack dhe modelen më të re të Chanelit, vajzën Lily-Rose.

Në një intervistë të 2013-ës për Rolling Stone,  Johnny foli haur për efektin që pati ndarja në familje: "Nuk ishte e lehtë për Vanesën. Nuk ishte e lehtë për mua. Nuk ishte e lehtë për fëmijët” tha ai, duke shtuar, “Kjo nuk e ndryshon faktin që ti kujdesesh për atë person dhe ajo është nëna e fëmijëve të tu, që ju gjithmonë do ta njihni njëri-tjetrin dhe gjithmonë do të jeni në jetën e njëri-tjetrit për shkak të fëmijëve. Ndaj duhet të bëni më të mirën tuaj”.

Amber Heard

Johnny e takoi Amber Heard ndërsa xhirohej filmi “The Rum Diary” në 2011, dhe të dy u tha se nisën një romancë jashtë ekranit, ndërsa Johnny ishte akoma me Vanessa Paradis. Të dy mohuan ndonjë tradhëti dhe nuk e bënë lidhjen zyrtare deri në 2012, pas ndarjes së tij nga Vanesa. Ata u fejuan në Janar  2014 dhe u martuan në Bahamas në Shkurt 2015.

Në Maj 2016, vetëm 3 ditë pas vdekjes së nënës së aktorit, Betty Sue Palmer, Amber firmosi dokumentat për divorc duke cituar “mospërputhje të papajtueshme”. Johnny lëshoi një deklaratë për cështjen dhe ditën pasuese, Amber gjithashtu firmosi një urdhër mbrojtjeje kundër Johnnyt, I cili përfshin pretendimet për dhunë fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648