INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 10 shenjat që tregojnë se partneri do ju thyejë ZEMRËN!

Këto janë 10 shenjat që tregojnë se partneri do ju thyejë ZEMRËN!

Publikuar më: 23:01 25-02-2019

Marrëdhëniet e sapo krijuara janë gjithmonë intriguese dhe pasionante. Ndonëse në këtë periudhë individë të ndryshëm zgjedhin ta trajtojnë lidhjen në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ndonjëherë është e nevojshme që t’i shihni disa detaje më shumë tek partneri juaj, në mënyrë që marrëdhënia juaj të funksionojë më mirë.

Ne ju sjellim më poshtë 10 gabimet që ekzistojnë ende në ditët sot dëmtojnë marrëdhënien sipas ‘Bright Side’:

1-Të lësh pas dore jetën personale.

Në fillim është bukur të kalohet pjesa më e madhe e kohës vetëm me partnerin, por nëse kjo vazhdon kështu për një kohë të gjatë do të humbisni kontaktet me miqtë e të afërmit tuaj dhe kjo ndikon pasi do t’ia ulte interesin partnerit ndaj jush.

2-Tolerimi i tepërt i gabimeve.

Të gjithë meritojnë një shans të dyte, por kur sjellja nuk ndryshon dhe përkeqësohet atëherë ai partner nuk është i duhuri për ju.

3-Të përmendësh të shkuarën.

Të bisedosh me partnerin për të kaluarën nuk ka asgjë të keqe, por nëse përsëritet shpesh herë, atëherë partneri do largohej nga ju.

4-Ju nuk bashkëbisedoni.

Që një marrëdhënie te funksionojë komunikimi midis dy individëve është kryesorja.

5-Idealizimi i partnerit.

Të idealizoni partnerin tuaj tek vetja dhe tek të tjerët nuk është mirë, sepse nëse diçka e gabuar do të ndodhte më vonë ju do zhgënjeheshit shumë.

6-Të pretendosh se je dikush tjetër.

Çdokush do bënte të pamundurën për të bërë për vete njeriun që pëlqen, por kur ju silleni si dikush tjetër herët apo vonë origjinaliteti juaj do dilte në pah dhe do ju sillte probleme me partnerin.

7-Të kontrollosh partnerin.

Të kontrollosh partnerin dhe çdo gjë që ai bën nuk është e shëndetshme për marrëdhënien. Partneri do largohet nga ju herët apo vonë.

8-Ju injoroni diferencat e theksuara mes jush.

Që një marrëdhënie të funksionojë duhet që dy njerëz të përshtaten në kërkesat dhe parimet që ata kanë në jetë. Nëse do ekzistonin diferenca të theksuara mes jush marrëdhënia nuk do funksiononte.

9-Ju bëheni shumë të ngjitur.

Kur ju kërkoni të rrini gjatë gjithë kohës pranë partnerit e kërkoni vëmendjen e tij vazhdimisht do të sillte probleme dhe partneri do largohej nga ju. Që një marrëdhënie të funksionoj duhet respektuar hapësira personale e partnerit.

10-Të nxitohesh.

Është e gabuar që të hidhni hapa të nxituar në një marrëdhënie nëse ju nuk e keni njohur plotësisht partnerin. Kjo do të sillte shumë probleme mes jush.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662