INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 12 dhuratat përfekte për Shën Valentin sipas shenjës tuaj të horoskopit

Këto janë 12 dhuratat përfekte për Shën Valentin sipas shenjës tuaj të horoskopit

Publikuar më: 19:18 12-02-2017

Të zgjedhësh dhuratën perfekte për Shën Valentin për partnerin tuaj, mund të jetë e ndërlikuar, por do jetë më e lehtë nëse do lejonit yjet t'iu ndihmonin. Ekspertja e astrologjisë, Ophira Edut, ka publikuar dhuratat perfekte për Shën Valentin sipas shenjës tuaj të horoskopit. Pasi t'i hidhni një sy, merrni frymë lehtë dhe vendosni nëse ju pëlqen.

Dashi: Eksperiencë aventureske

dashi.jpg

Dashi është një shenjë zjarri, kështuqë njerëzit me këtë shenjë pëlqejnë aksionin dhe aventurat. Ata pëlqejnë të jenë në majë të gjithëve, dhe janë të parët që shprehin gatishmërinë për të provuar gjëra të reja.

Demi: Verë cilësore

demi.jpg

Ata pëlqejnë gjërat e sofistikuara, luksoze, si përshembull një shishe vere e mirë, apo një parfum të shtrenjtë.

Binjakët: Bileta për ndonjë koncert

binjaket.jpg

 

Binjakët janë shumë gazmorë dhe interaktiv. Ata pëlqejnë gjërat kulturore, si përshembull koncertet. Mos i dhuroni gjëra tradicionale, si lulet.

Gaforrja:Kornizë fotosh

gaforrja.jpg

 

Njerëzit me këtë shenjë janë shumë sentimentalë. Ata pëlqejnë dhuratat romantike, dhe janë të vetmit që pëlqejnë korrnizat e fotove.

Luani: Bizhuteri

luani.jpg

Ata do dëshironin bizhuteri të kushtueshme dhe trëndafila gjithashtu

Virgjëresha: Një paketë dhuratë

virgjersha.jpg

 

Ata janë shumë praktikë. Ata kujdesen shumë për veten dhe një paketë dhuratë do ishte perfekte, si përshembull një hyrje në spa ose qendër estetike

Peshorja: Trëndafila të bardhë

peshorja.jpg

 

Këta persona janë romantik por nuk bien shumë në sy. Ata pëlqejnë gjërat e bukura, delika, si përshembull trëndafila të bardhë, ose një varëse. Për meshkujt, perfekte do të ishte një kravatë, ose portofol.

Akrepi: Syze

akrepi.jpg

 

Ata e pëlqejnë misterin, dhe zakonisht çdo gjë ngjyrë e zezë do të ishte ideale për ta, si të brendshme, apo syze të shtrenjta.

Shigjetari: Mbajtëse pasaporte

shigjetari.jpg

 

Njerëzit me këtë shenjë udhëtojnë shumë, pëlqejnë aventurat. Nëse nuk i dhuroni dot një biletë udhëtimi, dhurojini një aksesor që lidhet me udhëtimin, si përshembull një mbajtëse pasaporte.

Bricjapi: Hapëse letrash, zarfash

bricjapi.jpg

 

Këta persona njihen si "qentë" e punës. Janë gjatë gjithë kohës në zyra duke punuar, prandaj një hapëse zarfash, do të ishte dhurata ideale.

Ujori: Orë e sofistikuar, teknologjike

ujori.jpg

 

Këta njerëz pëlqejnë produktet e reja teknologjike. dhurojini një orë të tillë sepse ata duan që të jenë gjithmonë aktiv dhe sportiv.

Peshqit: Qirinj

peshqip.jpg

Ata janë romantik dhe shpirtëror. Të lirë dhe simbolike, qirinjtë do ishin dhurata perfekte. 

Article Logic
Execution time: 0.0023329257965088