INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që kursejnë më shumë para

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që kursejnë më shumë para

Publikuar më: 13:27 07-03-2017
Shenja e horoskopit tregon edhe mënyrën si  i menaxhoni paratë.
Sipas ekspertëve, janë këto 3 shenja që dominojnë më shumë, për  kursimin e tyre në mënyrën më të mirë. Bëhet fjalë për : demin, virgjëreshën dhe bricjapin.
1. Demi
Demat  shqetësohen të kenë mjaftueshëm para, edhe nëse mund të jenë në gjendje të mirë ekonomike. Sipas intv.al  ata duan siguri për të bërë një jetë të mirë dhe për ta shijuar jetën. Për këtë arsye, ata njihen si kursimatarë të mirë dhe nuk e shpërdorojnë paranë lehtë. Ndonjëherë, ata harrojnë jetën e tyre personale, për shkak të kujdesit të tyre për anën financiare.
2. Virgjëresha
Virgjëreshat  përgatiten për çdo gjë në jetën e tyre, që mund t’i dalin jashtë planit. Frika nga gjërat e tilla, i bën ata të jenë më shumë të kujdesshëm me menaxhimin e të ardhurave. Ata, sipas intv.al  mundohen ta shijojnë jetën e tyre duke shpenzuar, por gjithmonë kanë një rezervë për paratë e tyre.
3. Bricjapi
Njerëzit që kanë këtë shenjë, njihen që punojnë fort dhe mendojnë për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë.
Burimi:  Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432