INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 gjërat të cilat e vrasin marrëdhënien në çift ngadalë

Këto janë 5 gjërat të cilat e vrasin marrëdhënien në çift ngadalë

Publikuar më: 20:43 28-07-2017

Të kesh një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme kërkon shumë punë dhe mbi të gjitha shumë tolerancë.

Të qënit posesiv është një nga gjërat më të këqia që mund të ketë një marrëdhënie. Por jo vetëm ky faktor është vrasës i lumturisë. Sipas ekspertëve ekzistojnë 5 veprime të cilat mund t’ju shkaktojnë një ndarje të dhimbshme dhe pa kthim mbrapa. Ja cilat janë gjërat që nuk duhet të bëni kurrë:

1 – Të folurit shumë në telefon apo aplikacione virtuale. Kuptojeni që bisedat e realizuara nëpërmjet paisjeve teknologjike janë burim konfliktesh. Shmangini sa më shumë.

2 – Mos të gjeni dot gjuhën e përbashkët. Nëse të dy i flisni njëri-tjetrit në mënyrat e gabuara konfliktet sa vijnë e shtohen dhe ndarja është e pashmangshme. Përpiquni të gjeni metodat e duhura për njëri-tjetrin dhe kujtohuni që toleranca është mbi të gjitha.

3 – Të mos kënaqeni asnjëherë. Kjo kthehet në shqetësim për partnerin respektiv deri në pikën që do i vini në maj të hundës dhe do lodhet së qëndruari me ju. Vlerësojeni parterin edhe për gjërat më të vogla që bën.

4 – Krahasoni marrëdhënien tuaj me atë të të tjerëve. Boll u ndikuat nga postimet e instagramit dhe jeta e çifteve të tjera. Shijoni tuajën, pasi asgjë nuk është ashtu siç duket. Të gjithë çiftet janë të ndryshëm.

5 – Mos lejoni magjinë të zhduket. Sigurisht që nuk do jetë si në fillim, por herë pas here bëni gjëra të veçanta së bashku, edhe pas disa vitesh. Asnjëherë mos e lini pas dore partnerin, edhe këto janë gjëra të rëndësishme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381