INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 18:00 30-10-2016

Të gjithë tashmë e dini se si funksionin Shazam-i, dhe shpesh herë e përdorni për të gjetur një këngë të cilën e keni dëgjuar diku. E dini cilët janë këngët më të kërkuara nga dëgjuesit shqiptarë për momentin në “Shazam”?

5- Leona Lewis- Better in Time

  
Në një countdown nga 5 te 1, kënga e 5-të më e kërkuar nga shqiptarët në “Shazam” është “Leona Lewis- Better in Time “ këngë e cila edhe pse ka plot 7 vjet që është publikuar në Youtube, numëron më shumë se 90 milion shikime, ndërkohë që në Shazam plot 1.2 milion. 

4- Jacob Forever- Hasta Que Se Seque el Malecon

          
Në vendin e 4-të, renditet Jacob Forever- Hasta Que Se Seque el Malecon. Këngë latine, këngë të cilat gjithmonë janë të preferuara për shqiptarët. Jemi të sigurtë se shumë prej jush keni kërcyer me këtë projekt të artistit nga Kuba, Jacob Forever. “Hasta Que Se Seque el Malecon” e publikuar në Youtube para një viti numëron më shumë se 32 milion klikime, ndërkohë që në Shazam rreth 489mijë.

3-The Weeknd ft Daft Punk-Starboy

      
Në vendin e 3-të, pozicionohet një këngë e sapo dalë nga furra. Kënga mban titullin “Starboy”, njësoj si edhe albumi, dhe është një bashkëpunim i The Weeknd me dyshen franceze të muzikës elektronike, Daft Punk. Në këtë klip shohim një version të ri të kanadezit, teksa modeli i tij klasik i flokëve është zhdukur, për t’u zëvendesuar nga një Abel Tesfaye shumë më simpatik. 144 milion klikime numëron “Starboy” vetëm 1 muaj pas publikimit.

2- Scaramouche Feat. Coral - Je Voyage


Kjo këngë ka ritmet e përsosura verore dhe vokali francez do të iu bëjë të këndoni me këngën, edhe nëse nuk e dini gjuhën. Pikërisht kjo është arsyeja pse “Je Voyage” rënditet në vendin e 2-të, edhe pse nuk është një këngë që ka bërë “boom” në Youtube. 105 mijë kërkime në Shazam, numëron kjo këngë e ëmbël franceze.

1-Ridsa-Je M’en Fous

    
Dhe në vendin e parë, për disa javë me rradhë, është kënga  “Je m’nfous”e kënduar nga reperi francez  Ridsa. 26 vjeçari është këngëtar dhe reper francez me prejardhje spanjolle, i cili fillimisht merrej me futboll, ndërkohë që në vitin 2010 filloi të merrej me muzikë duke postuar materiale muzikore online dhe duke fituar popullaritet kështu. “Je m’nfous” është një këngë shumë ritmike, e publikuar në Youtube me 29 prill 2016 dhe numëron më shumë se 17 milion klikime, dhe rreth 337 mijë kërkime në Shazam.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249