Në këto ditë të ftohta dimri shpesh herë mblidhemi me shoqërinë në ndonjë lokal për të konsumuar pak muhabet, një çaj të nxehtë apo ndonjë kafe. Ashtu si shpesh herë lokalet i zgjedhim edhe për shkak të muzikës së bukur që vendosin. Por ndodh që ndonjë nga këngët na fikson keq fare, por për fat të keq nuk i dimë titullin dhe artistin që e këndon. Mirëpo falë Shazam, programit që shumë prej nesh e mbajmë në në smartphone-in tonë, shumë lehtë mund të gjejmë këngën që na ka ngelur në mendje. E dini se cilat janë 5 këngët që kanë kërkuar më shumë shqiptarët në këtë program? Vendin e parë, për javë të tëra e ka “prenotuar”, Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie, e cila numëron rreth 2.3 mln kërkime dhe me plot gojën, ashtu si vendi i dytë që mbahet nga “Black Beatles” janë kthyer në një sensacion për dëgjuesit shqiptar. Në vendin e 3-të dhe të 4-ët kemi dy këngë “new entry”, bëhet fjalë për këngën italiane “Caruso” të Lucio Dalla. Dhe “Kungs vs Cookin’ on 3 Burners - This Girl”. Në vendin e 5-të ndodhet superhiti “Starboy” i The Weeknd ft Daft.
Ja lista e plotë:
5-The Weeknd - Starboy ft. Daft Punk
4- Kungs vs Cookin’ on 3 Burners - This Girl”
3- Lucio Dalla - Caruso
2- Rae Sremmurd - Black Beatles ft. Guçi Mane
1- Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie