INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 21:21 05-02-2017

Shazam është një program që të gjithë duhet ta keni në smartfonët tuaj. Përdoreni atë për vetëm një pjesë të shkurtër muzike dhe ai e gjen se çfarë këngë është. Kështu që ju mund të gjeni shumë lehtë, melodinë që ju është fiksuar në kokën tuaj. Shazam gjithashtu ju mban të informuar me lajmet rreth artistëve dhe biletave për koncerte të ndryshme. Në intv.al klasifikimi i 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam është kthyer në një trend dhe nuk mund të mungonte as këtë fundjavë.

Një javë me hyrje dhe dalje nga Top5, por mesa duket vendi i parë i podiumit është “hipotekuar” nga Ed Sheeran me “Shape of You”, një hit ndërkombëtar, dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me dëgjuesit shqiptar. Në dy pozicionet e tjera të podiumt, renditen dy prurje të reja, pikërisht “You Don't Know”i Jax Jones ft RAYE dhe “Popalik-Cho ft Stefflon Don”, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e katërt, pozicionohet “Despacito” e Luis Fonsi ft Daddy Yankee, ndërkohë që mbyll këtë klasifikim një këngë shumë popullore për shqiptarët, “Rockabye” e Clean Bandit ft Sean Paul & Anne-Marie

Ja klasifikimi i plotë:

5- Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie [Official Video]

4- Luis Fonsi - Despacito ft. Daddy Yankee

3- Cho - Popalik ft. Stefflon Don

2- Jax Jones - You Don't Know Me ft. RAYE

1- Ed Sheeran - Shape Of You 

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432