INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 letrat e dashurisë më të famshe të të gjitha kohërave

Këto janë 5 letrat e dashurisë më të famshe të të gjitha kohërave

Publikuar më: 21:55 19-02-2017

Një letër nga këngëtari dhe kompozitori Johnny Cash për gruan e tij June Carter Cash, ka zënë majat e një sondazhi për letrat e dashurisë më të bukura të të gjitha kohërave.

Letra e shkruar në vitin 1994, vit që shënon 65 vjetorin e ditëlindjes të gruas së tij, flet për mënyrën se si çifti e “irritojnë njëri tjëtrin”, por përfundon me konfirmimin prekës të Cash për dashurinë jetëgjatë për gruan e tij, të cilën e përshkruan si “gruaja me e mirë që ka takuar ndonjëherë”, bën me dije Newsbomb.al.

Çifti, marrëdhënia e të cilit ishte tema qëndrore në hitin “Walk the line” të vitit 2005, u martuan në 1968 dhe qëndruan së bashku për më shumë se 30 vjet.

June ndërroi jetë në Maj 2003 dhe burri i saj vdiq 4 muaj më vonë.

Teksti i plotë i letrës:

Ne jemi moshuar dhe jemi mësuar me njëri-tjetrin. Ne mendojmë njësoj. Ne lexojmë mendjet e njëri tjetrit. Ne e dimë mirë se çfarë kërkojmë, pa e pyetur njëri-tjetrin. Ndoshta nganjëherë mërzitemi me njëri-tjetrin.

Por herë pas here, si sot, unë meditoj mbi të dhe mendoj se sa me fat jam që e ndaj jetën time me gruan më të mirë që kam takuar ndonjëherë. Ti ende më magjeps dhe më frymëzon. Ti më ndikon për mirë. Ti je objekti i dëshirës time. Arsyeja numër një e ekzistencës time.Të dua shumë.

Gëzuar Ditëlindjen Princeshë

John

Lista e 10 letrave më të famshme të dashurisë përfshin edhe një letër të 1959 nga Ernest Hemingway për Marlene Dietrich, dhe një letër të 1964 nga Richard Burton për Elizabeth Taylor.

Ja disa ekstrakte të tyre:

1. Johnny Cash uron gruan e tij June Carter Cash për 65 vjetorin e Ditëlindjes (1994)

2. Winston Churchill i shkruan gruas së tij, Clementine Churchill (e njohur si "Clemmie"), në 1935

“Në letrën tënde nga Madras, më shkruajte disa fjalë shumë të dashura për mua, për faktin se unë kam pasuruar jetën tëndë. Nuk mund ta shpreh se sa kënaqësi që më dha kjo gjë, sepse unë ndjehem shumë borxhli ndaj teje, nëse do të kishte llogari në dashuri…Të jetuarit në gjithë këto vite në zemrën dhe shoqërinë tënde nuk ka shprehje që mund ta përshkruaj.”

3. Poeti John Keats i shkruan fqinjës së tij Fanny Brawne në 1819

“Dashuria ime më ka bërë egoist. Nuk mund të ekzistoj pa ty – unë harroj çdo gjë përveç se të të shikoj ty sërisht – jeta ime duket se ndalon aty – nuk shoh më tej. Më ke absorbuar. Kam një ndjesi se në këtë moment po shpërbëhem. Ndjehem i mjeruar nëse nuk të shikoj sërisht. Shqetësohem nëse ndahem nga ty.”

4. Autori Ernest Hemingway i deklaron dashurinë e tij aktores Marlene Dietrich në 1951

“Nuk mund ta shpreh se sis a herë që të përqafoj ty, ndjehem sikur jam në shtëpi. Ne ishim të gëzuar dhe në humor me njëri-tjetrin.”

5. Napoleon Bonaparte i shkruan Josephine de Beauharnais në 1796 (çifti u martua në Mars 1796)

“Që kur të lashë jam ndjerë vazhdimisht në depresion. Lumturia ime është të jem pranë teje. Vazhdimisht unë jetoj me kujtimet e mija për përkujdesjet e tua, lotët e tua e përkëdheljet e tua. Sharmi i të pakrahasueshmes Josephine, ndez vazhdimisht flakë në zemrën time.” 

Article Logic
Execution time: 0.0021591186523438