INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 librat që çdo biznesmen duhet t’i lexojë!

Këto janë 5 librat që çdo biznesmen duhet t’i lexojë!

Publikuar më: 16:29 23-10-2019

Një pjesë e ndërmarrësisë është të jeni në gjendje të vazhdoni arsimimin tuaj. Pavarësisht se a jeni një ndërmarrës ambicioz i cili ende punon nga 9-5, apo një themelues i thellë në proces, vetë-arsimimi është një pjesë themelore e suksesit. Gjithkush i cili dëshiron të ndërtojë diçka, duhet të mësojë se si e kanë ndërtuar të tjerët para atyre.

Leximi është njëra prej mënyrave më të mira për të mësuar.


Sigurisht, ka shumë burime tjera të vlefshme ( audio,video etj) nga të cilat mund të mësoni. Por thellësia që një libër ofron është e pazëvendësueshme. Librat ofrojnë njohuri të cilat thjeshtë nuk mund të mbulohen në një emision 30 minuta ose në një intervistë me video me ndërmarrësin tuaj të preferuar.

Kështu që, nëse suksesi është në mendjen tuaj, ja disa libra që duhet t’i mbani në tavolinën tuaj gjatë gjithë kohës.


“All In” nga Bill Green

Çfarë do të thotë të ‘’përfshiheni’’ në një ndërmarrje?

Autori Bill Green ka bërë një emër për veten e tij si një ndërmarrës me një nivel të pakrahasueshëm të angazhimit. Nga dyqani i dorës së dytë nga i cili fitoi shumë, Green ndërtoi Industritë Wilmar në një korporatë 630 milion dollarëshe me mbi 2,300 punonjës. Por, si me çdo tregim të suksesshëm të ndërmarrësisë, arritjet e Green nuk u fituan lehtë. Në fakt, ato kërkuan vëmendjen e tij të plotë.

All in: 101 Real Life Business Lessons for Emerging Entrepreneurs është kulminacioni i të gjitha mësimeve të fituara vështirë nga të cilat Green u desh të mësonte gjatë karrierës së tij 40 vjeçare. Nga mjetet praktike për suksesin në tregimin e historive për etikën e tij të rreptë të punës, ky libër me të vërtetë iu ofron lexuesve një ndjenjë se çfarë iu duhet të kalojnë nga një themelues i një biznesi fillestar në një Kryeshef Ekzekutiv të një kompanie të madhe.

‘’Self-Employed’’, nga Joel Comm dhe John Rampton


Secili ka një ide. Të gjithë dëshirojnë të punojnë brenda orëve të tyre dhe të udhëtojnë me një ‘’laptop të zyrës’’. Por jo të gjithë kanë ato që iu duhen për të qenë një ndërmarrës i vërtetë.

Në Self-Employed: 50 Signs That You Might Be an Entrepreneur, autorët Joel Comm dhe John Rampton tregojnë 50 cilësi të ndryshme të cilat do ju ndihmojnë të identifikoni nëse keni ADN-në për të qenë pjesë e species së rrallë të të vetë-punësuarve.

Mendojeni këtë si librin tuaj udhëzues për stilin e jetesës së ndërmarrësve. Këto 50 cilësi ndihmojnë në ofrimin e strukturës së asaj se çfarë kërkohet për të ndërtuar diçka tuajën, dhe të cilët ju ndihmojnë të vendosni rrugëtimin tuaj në perspektivë.


Kështu që, para se të lini punën tuaj nga 9-5, lexoni Self-Employed për të parë nëse ndërmarrësia është për ju.


“The Hard Thing About Hard Things’’, nga Ben Horowitz

Si drejtoni një biznes fillestar të suksesshëm? Mësoni nga njëri prej ndërmarrësve më të respektuar të Silicon Valley, Ben Horowitz, bashkë-themeluesi i Andreessen Horowitz.

Është e lehtë të flasim se sa mirë është të ndërtosh një biznes, sapo të jetë i suksesshëm, por rrallë njerëzit tregohen të sinqertë se sa e vështirë është rruga drejt suksesit. Në The Hard Thing About Hard Things, Horowitz tregon sfidat që themeluesit dhe Kryeshefët Ekzekutivë duhet t’i presin kur ndërtojnë një kompani, dhe iu jep lexuesve të vërtetën e sinqertë për tema kontraverse, si përjashtimi i shokëve, përgjiimi i konkurrentëve dhe të dinë se kur është koha të largohen.

Ky është lloji i librit që e lexoni kur gjërat fillojnë të bëhen të vështira, që t’a kujtoni se nuk jeni vetëm.


‘’Rich20Something’’, nga Daniel DiPiazza

Daniel DiPiazza është tregimi i suksesit për të rinjtë të kohës moderne. Nga një 20 vjeçar tipik i cili ishte i mërzitur dhe nuk e dinte se çfarë të bënte në jetë, DiPiazza u bë themeluesi i bizneseve të shumta, duke përfshirë të famshmin Rich20Something.com. Tani, ai po hap derën dhe po tregon se pse vendosi të shkojë në rrugën e tij.

Mesazhi i tij është i thjeshtë: Nëse nuk ju pëlqen se ku është drejtuar jeta juaj, ndryshojeni atë. Këtë bëri ai, dhe tani ka 240,000 ndjekës në Instagram, dhe të cilët shikojnë faqen e tij për këshilla ditore, motivim dhe njohuri se si të jenë një ndërmarrës i suksesshëm i kohës moderne.

Rich20Something ka të bëjë me kërkimin, por gjithashtu ka të bëjë me atë se si të shndërroni një ide në koncept në një periudhë të shkurtër kohore. DiPiazza ndan procesin e tij duke prioritizuar se çfarë dëshironi të bëni në jetë, si të fokusoheni dhe të largoni hutimet, dhe si të shfrytëzoni platformat digjitale dhe median sociale për të ndërtuar një audiencë për veten tuaj.

“Zero to One”, nga Peter Thiel

Nëse ndonjëherë keni dashur të shikonit mendjen e një ndërmarrësi të madh, Zero to One: Notes on Startups, ose How to Build the Future zbulon të gjitha. Libri është i bazuar në fjalimet e Thiel gjatë klasës‘’Computer Science: Startup’’ në Shkollën Juridike Stanford në vitin 2012: tema e librit është mentaliteti i themeluesve të cilët ndryshojnë lojën.

Qëllimi i Thiel, i cili është një mësim të cilin shumë ndërmarrës ambiciozë duhet t’a dëgjojnë se themeluesi i mrekullueshëm i ardhshëm nuk ka pse të krijojë një Facebook ose Google tjetër.

Themeluesit të cilët dëshirojnë të kopjojnë nuk bëjnë ndryshim. Ata përzihen me të tjerët, dhe përfundojnë duke luftuar për ndarjen e tregut si rezultat. Por themeluesit të cilët shtyjnë veten për të bërë diçka të re, diçka e cila nuk është bërë më parë, janë ata të cilët në fund krijojnë rrugën e tyre dhe i ikin kërcënimit të konkurrencës.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711