INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 shenjat e horoskopit të cilat nuk mund të jetojnë pa lirinë e tyre

Këto janë 5 shenjat e horoskopit të cilat nuk mund të jetojnë pa lirinë e tyre

Publikuar më: 10:52 19-07-2017
Në këtë artikull do flasim për ato shenja të horoskopit që nuk i duan angazhimet dhe preferojnë më shumë lirinë.
Sipas intv.al janë: dashi, binjakët, luani, virgjëresha dhe shigjetari.
 
1. Dashi
Dashi e fillon çdo lidhje me një stil të lehtë, të relaksuar, sipërfaqësor, shpejt dhe me nxitim. Sado seriozisht ta ketë marrë një Dash në fillim lidhjen e tij, nuk bëhet fjalë të të thotë “dua diçka të qëndrueshme me ty”.
2. Binjakët
Njihen si shenja më pak e vendosur. Nëse duhet të zgjedhin lirinë, apo përgjegjshmërinë, ato duan më shumë lirinë.
3. Luani
Një luan, nëse të do vërtet, e tregon pas një kohe të caktuar. Njihet për entuziazmin në lidhje, por mos bini viktimë e tij. Luani, sipas intv.al  preferon të presë shumë për të zgjedhur në jetë.
4. Virgjëresha
Virgjëresha zgjedh shpeshherë lidhjet e lira, sepse ka frikë nga ndjenjat. Nuk do t’ju bëjë shumë premtime.
5. Shigjetari
Njihet si shenja më aventuriere e zodiakut. Ai është një shpirt i lirë dhe mundësitë që të lidhet seriozisht me dikë janë të rralla. Mënyra më e mirë për t’u përballur dhe për të vepruar me këtë njeri është të mos e marrësh shumë seriozisht.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041