INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 vendet ku mund të gjeni dashurinë. Do marri fund beqaria!

Këto janë 5 vendet ku mund të gjeni dashurinë. Do marri fund beqaria!

Publikuar më: 12:00 28-09-2017
Ekuacioni i thjeshtë për të gjetur dashurinë është të jesh në një vend ku mund të gjesh të tjerë me të njëjtin qëllim.
Jo kudo është mbushur me njerëz që kërkojnë të gjejnë një marrëdhënie serioze, kështu që nëse ju shkoni në vende të gabuara, do të përfundoni me njerëzit e gabuar. Sipas tyre, këto janë disa nga vendet ku mund të gjeni dikë për lidhje serioze:
1. Dasmat
Një martesë është një vend që feston dashurinë. Njerëzit që marrin pjesë në dasma, e bëjnë këtë thjesht për të ardhur dhe për të festuar me një familje. Thuhet se nëse jeni beqarë, në dasma mund të gjeni dikë të ngjashëm me ju.
2. Institucionet fetare
Ky është vendi i përsosur për të gjetur një miqësi që mund të shndërrohet në një marrëdhënie. Ju takoni shumë njerëz dhe bëhet e natyrshme  që miqësia me ta të rritet në diçka më ndryshe.
3. Interneti
Sidomos në kohët e fundit, ka shumë mundësi që të takoni njerëz interesantë  nga internet. Mijëra njerëz, qëndrojnë online  për të kërkuar dashurinë, kështu që statistikat janë në anën tuaj.
4. Festa
Nuk po flasim për vendet ku ka alkool dhe zhurmë të madhe, por për ato festa ku gjendet një grup i vogël shoqërorë. Ndoshta një mik i përbashkët mund të jetë personi që po kërkonit.
5. Vendet ku keni hobet e përbashkëta
Një aktivitet i përbashkët mund të jetë një mundësi e mirë për të gjetur dikë. Asnjëherë nuk i dihet!
Burimi:  MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271