INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 zakone qe i kane vetëm personat inteligjentë. A i keni edhe ju?

Këto janë 5 zakone qe i kane vetëm personat inteligjentë. A i keni edhe ju?

Publikuar më: 12:28 01-03-2017

Nuk kemi një tablo që mund të shfaqë qartësisht inteligjencën, por shumica e njerëzve me koefiçent të lartë inteligjence, kanë disa zakone që i mbajnë ata në "formë".

Të kesh inteligjencën e nevojshme për jetën e përditshme, mendimin kritik, analizues, reflektimin, dhe të duash të mësosh gjithmonë botën që të rrethon, kjo është një gjë e cila nuk bëhet brenda natës. Atëherë, si i bëjnë ndryshe gjërat njerëzit inteligjentë?!

Reflektojnë mbi vetveten

E vërteta për botënë shtë se ne po lëvizim me një ritëm vërtetë të lartë në jetët tona, duke mos u ndaluar asnjëherë plotësisht, “për t’u mbajtur erë luleve”. Njerëzit me inteligjencë të lartë e dinë se është e rëndësishme të ndalen dhe të ulen në heshtje, me veten e tyre, për të reflektuar mbi të gjithë qenien e tyre. Të reflektosh për emocionet e tua do të thotë të jesh gjallë.

Gjithmonë të etur për dije

Njerëzit me inteligjencë të lartë janë vazhdimisht në kërkim për të mësuar gjëra të reja. Ata as nuk duan ta dinë se për çfarë, sa më shumë njohuri, aq më mirë! E gjitha lidhet me eksperiencën, të kuptuarit e një gjëje të re, zotërimi i një arti vërtetë të vështirë. Njerëzit me inteligjencë të lartë përpiqen shumë që të mësojnë një gjë e cila është krejtësisht e re. Bota është e mbushur me dije të pafund, kështu që ata shkojnë deri në skajet e botës për të mësuar diçka që nuk e kanë ditur.

Janë kundër idealeve të rrymës

Njerëzit me inteligjencë të lartë gjithmonë vënë në dyshim idetë e rrymës, thjeshtë sepse ata e dinë se ka më shumë se sa një këndvështrim për gjërat. Ata mendojnë vazhdimisht në mënyrë kritike, sidomos kur bëhet fjalë për teoritë apo idetë e rrymës. Ata janë në gjendje të depërtojnë mespërmes gënjeshtrave të njerëzve dhe nuk i lejojnë të tjerët t’u imponojnë mendimet e tyre. Njerëzit me inteligjencë të lartë hapin shtegun e tyre në jetë.

Nuk kanë nevojë për idhuj

Njerëzit inteligjentë nuk adhurojnë idhujt modernë. Në fakt ata nuk adhurojnë askënd. Ata e dinë që as edhe një qenie e vetme njerëzore nuk mund të dijë përgjigjen për gjithçka. Ka shumë dije në botë, për dikë që të jetë në gjendje t’i dijë të gjitha. Ata e shohin veten e tyre si idhullin apo zotin e vetvetes. Kjo sepse e dinë që përgjigjet mund t’i gjejnë thellë brenda vetes së tyre. Ata nuk kanë nevojë për askënd që ta bëjë këtë për ta.

Njerëzit inteligjentë rrinë zgjuar natën

Ju pëlqen të rrini zgjuar natën? Kjo po ashtu mund të jetë një shenjë e inteligjencës së lartë. Studimet shkencore e lidhin inteligjencën e lartë me të qëndruarit vonë gjatë natës. Presidenti Barack Obama, Charles Darwin’i, Winston Churchill, Keith Richards dhe Elvis Presley, janë të famshëm si njerëz që rrinë gjatë natës.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205