INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 6 gabimet që bën një femër e zgjuar me partnerin e saj

Këto janë 6 gabimet që bën një femër e zgjuar me partnerin e saj

Publikuar më: 19:52 13-07-2017

Mos mendoni se gabime bëjnë vetëm meshkujt por edhe femrat më të zgjuara gabojnë...

Edhe femrat më të zgjuara, pavarësisht karakterit apo temperamentit të ndryshëm që mund të kenë, bëjnë disa gabime me partnerin , që mund të dëmtojnë rëndë marrdhëniet e tyre..

1.Përpiqet të zgjidhe problemet e partnerit
Megjithëse kjo mund të duket një ide e bukur, ndërhyrja e tepërt në punët e partnerit do ta bëjnë atë të ndihet i paaftë. Prandaj më mirë këshillojeni partnerin se sa të mundoheni të zgjidhni problemet në vendin e tij.

2.Mendon se lidhjet e tij të vjetra janë ende të rëndësishme për të
Krijimi i skenave të xhelozisë për ish-et e tij pa ndonjë shkak të vërtetë, vetëm do të dëmtonin mardhëniet tuaja. Prandaj mos flisni me të për historitë e tij të kaluara. Ndërsa ai ju ka zgjedhur ju, do të thotë që jeni më e rëndësishmja për të.

3. I bindet partnerit për çdo gjë
Ka shumë femra, të cilat megjithëse të arsimuara mirë dhe me karrierë, nuk guxojnë ti kthejnë fjalën partnerit të tyre. Ky është gabim. Meshkujve ju pëlqejnë femrat me vetbesim dhe që dinë të mbrojnë argumentet e tyre. Sigurisht ndonjëherë mund të lëshoni pe, por jo ta bëni këtë rrugë...

4. Nuk ndryshon asgjë në jetën e saj pas lidhje me partnerin
Ndryshe nga problemi i pikës më sipër, ka femra të cilat megjithëse në lidhje, nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre. Vazhdojnë të rrijnë shumë gjatë në punë e të dalin me miqtë apo kolegët duke e lënë partnerin pas dore. Tani që jeni 2, duhet të mësoni të ruani ekuilibrat e duhur dhe ti kushtoni kohën e duhur njeriut tuaj të zemrës.

5. E krahason atë me ish-in e vet
Ky është një ndër gabimet më të mëdhaja. Mos i përmendni atij detaje për ishin tuaj, e qa më tepër të bëni krahasime, pasi do ta bëni atë të ndihet inferior dhe i parëndësishëm.

6. Akoma ëndërron për mashkullin ideal
Mashkulli ideal nuk ekziston. Çdokush ka të mirat dhe të metat e veta. Nëse vërtetë e doni partnerin tuaj, mësoni ta vlerësoni për atë që është dhe ti evidentoni gabimet por pa e lënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0023741722106934