INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 6 pyetjet që nuk duhet t’ja bëni femrave të martuara

Këto janë 6 pyetjet që nuk duhet t’ja bëni femrave të martuara

Publikuar më: 12:18 15-11-2016
Femrat e martuara, kanë disa gjëra specifike që vërtet nuk duan që t’i pyesësh.
Ekspertët sipas Intv.al  rendisin pikërisht këto pyetje, që duhet t’i shmangni sa më shumë, kur bëhet fjalë për femrat e martuara.
 
1. Kur do bëheni me fëmijë?
Kjo pyetje është tipike e njerëzve, për çiftin e martuar. Sipas njerëzve, çdo gjë ka kohën e vet dhe nuk duhet të prisni. Kjo gjë i vendos femrat në një situatë të vështirë, sepse kjo pyetje nuk ka përgjigjen e saktë. Secili e di vet, kur duhet të bëjë një fëmijë, apo fëmijën e dytë.
 
2. Pse nuk kujdesesh më për veten tënde?
Kjo pyetje i acaron femrat e martuara, sepse ato kanë më shumë përgjegjësi për familjen, në krahasim me kohën kur ishin beqare. Nëse i vini në pah, pamjen e jashtme, do mërzitej sepse edhe ajo e di që nuk ka kohën emjaftueshme për t’u kujdesur për veten e saj.
 
3. Po bashkëshorti ju ndihmon me fëmijët?
Intv.al thotë se kjo pyetje është shumë personale dhe në rastet që ai vërtet nuk ndihmon, një femër e martuar edhe mund të gënjejë, që mos ta nxjerrë atë keq. Femrat në shumicën e kohës, ankohen sepse burrat nuk i ndihmojnë  me fëmijët.
 
4. Puna të pengon kur krijon familje?
Përgjigjia dihet, që po. Nuk duhet ta vini në diskutim, që të punosh dhe të kujdesësh edhe për familjen ka vështirësi. Mundohuni mos t’ja kujtoni këtë sakrificë!
 
5. Kur do blini një shtëpi tuajën?
Në rastet që çifti ende nuk ka blerë shtëpinë e tyre, nuk duhet ta pyesni për këtë temë. Kjo gjë do i vinte në siklet,prandaj përpiquni most a pyesni për blerjen e shtëpisë.
 
6. E dini që shumica e martesave përfundojnë në divorc?
Edhe pse ndoshta nuk po jua thoni për ndonjë qëllim të keq, sërish mos e diskutoni këtë gjë. Nuk është e nevojshme që t’ja theksoni edhe më shumë, sa e vështirë është martesa.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003587007522583