INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 7 gabimet klasike që femra bëjnë me meshkujt

Këto janë 7 gabimet klasike që femra bëjnë me meshkujt

Publikuar më: 12:02 06-08-2018

Femrat janë qenie njerëzore emocionale. Ndonjëherë janë kaq shumë të dashuruara saqë zgjedhin të besojnë se çdo gjë është e mundur, kur në realitet, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë (sidomos nëse kjo 'gjë' është i dashuri juaj). Vajzat, gjithashtu kanw një tendencë të humbin në ëndrrat e tyre për marrëdhëniet në vend që të jenw të pranishme në moment dhe t'i përjetojnë ato. Të gjitha këto gjëra lehtë mund ta bëjnë një djalë të largohet!

Këtu janë 7 gabimet klasike që bëjnë femrat me meshkujt.

Shkojnë pas tij

Është e vërtetë se jetojmë në një botë moderne, ku një femër mund t’ia shprehë një mashkulli se e pëlqen. Por nëse tentoni ta merrni çdo gjë përsipër dhe të bëni vetë të gjitha veprimet, kjo është diçka të cilën duhet ta shmangni. Djemve ju pëlqen të jenë ende ata ‘gjahtarët’ të cilët shkojnë pas gjërave që duan të arrijnë. T’u shkoni pas meshkujve, deri në përndjekje, nuk ka qenë kurrë diçka e mirë.

Duke menduar se mund ta ndryshoni atë

Pa marrë parasysh se çfarë problemi ai po sjell në jetën tuaj, nuk është punë për ju që ta rregulloni. Nëse kjo është një lloj varësie, mungesa e punës ose thjesht disa zakone të rënda që ju bëjnë të stesoheni, mos mendoni për një minutë se gjërat do të ndryshojnë sapo të lëvizni së bashku ose të martoheni. Sigurisht, njerëzit ndryshojnë kur janë të dashuruar, por sepse e duan vetë. Ata janë ato që iniciojnë ndryshimin. 

Luajtja e lojës në marrëdhënie

Në fillim të marrëdhënies ne mendojmë gjithë kohës për personin tjetër. Megjithatë, diku në proces, fokusi ynë mund të zhvendoset dhe ne fillojmë të shijojmë faktin se jemi në një marrëdhënie më shumë se personi aktual me të cilin kemi ndërtuar një lidhje. Ju filloni të mendoni për atë që duhet të bëni si çift, në vend që të kujdeseni për dëshirat dhe nevojat e tij. Është pothuajse e pamundur të ndërtosh një lidhje kuptimplote gjatë ‘lojës së marrëdhënies’.

Duke qenë mosmirënjohëse

Gjithkush pëlqen vlerësim, por djemtë në të vërtetë e dëshirojnë atë në një marrëdhënie. Ju nuk keni pse të komentoni çdo gjë të mire që ai bën, por kur ju vëreni një gjest të bukur, thoni diçka. 

Të përfshiheni plotësisht

Vajzat pëlqejnë të jenë të përfshira ‘paketë të plotë’ në një lidhje.

Është gjithashtu e vërtetë se djemtë duan të mbajnë opsionet e tyre të hapura dhe nuk janë shumë të shpejtë për t'u zotuar për marrëdhënie. Kjo është pikërisht pse ju duhet të jeni të duruara dhe të mos nxitoni në gjëra! Nëse doni që gjithçka të jetë zyrtare - atëherë prisni për të, përndryshe ju mund të përfundoni si një mikeshë me përfitime (friends with benefits).

Të qenit tepër nevojtare

Nevoja zakonisht vjen nga pasiguria dhe mungesa e besimit. Nëse mendoni se ky djalë është i duhuri dhe do të bëjë të gjitha problemet tuaja të largohen, atëherë jeni në telashe. Ky lloj i mendjes-vendosur do të bëjë që të jeni të pakënaqura. Të jesh xheloze dhe ta duash partnerin gjithë kohën për vete nuk do të zgjidhësh asnjë nga problemet e tua, por më së shumti do ta shkatërroje marrëdhënien tënde. 

Duke humbur në botën tuaj ëndërrimtare

Ky nuk mund të jetë gabimi më i rrezikshëm i të gjithëve, por mund të prishë të gjithë marrëdhënien tuaj.

Vajzat janë shumë ëndërrimtare kur bëhet fjalë për të kërkuar lidhjen perfekte me një djalë.

Për atë që ju bën të ndjeni flutura në stomak. Por të ëndërruarit ka edhe anën tjetër, të humbjes së kohës pa kuptim. Ndaj mundohuni të jeni sa më realiste duke pranuar lehtësisht atë që ndodh në përditshmërinë tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0024809837341309