INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 7 plazhet ku mund të takoni këto persona të famshëm [FOTO]

Këto janë 7 plazhet ku mund të takoni këto persona të famshëm [FOTO]

Publikuar më: 13:08 18-06-2018

Mund të mos jetë e vërtetë se yjet janë si ne, por një nga gjërat që ata kanë të përbashkët me popullin është dashuria e tyre për plazhin. Pa marrë parasysh se kush jeni ose nga keni ardhur, vajtja në plazh është mënyra më e mirë për t'u çlodhur. Shpesh shoqërohet me një libër të mirë ose me një birrë të ftohtë në një peshqir ose një karrige duke marrë rreze dhe ajrine kripur të detit me flladin e këndhsëm që ju ledhaton lëkurën.

Plazhet oftojnë një ushqim të mirë, panoramë të bukur, zhurmën e ëmbël të valëve të detit. Ëhstë një opsion i mirë për një largim romantik ose për t’u larguar nga stresi i përditshmërisë. Ndaj edhe shumë yje të filmave, persoanzhet ekrani apo edhe mbretër, e shfrytëzojnë pushimin që marrin për të shkuar në plazh ku edhe largojnë tensionin e mbledhur gjatë ditëve.

Ata preferojnë të vizitojnë plazhet më të mira, larg turmës turistike dhe paparazëve.

Të pasurit dhe të famshmit mund të përballojnë të gjejnë izolim në diell dhe rërë në vende aq të thella sa Franca, Phuket apo Australia. Shumë plazhe famozë, të frekuentuar nga yjet janë edhe në Kaliforni dhe Karaibet gjithashtu ka pika të caktuara që janë në rritje destinacionet midis të pasurve.

Ndaj nëse po kërkoni për një plazh të tillë ku mund të takoni ndonjë nga yjet botërore, ne ju sjellim disa”

 

Bondi Beach : Sydney, Australi

Një nga vendet më të mira për të festuar Krishtlindjet për shkak të motit me diell në hemisferën jugore.Bondi Beach është një nga pikat turistike më të vizituara në Australi. Ndër turistët e përfshirë aty janë Leonardo DiCaprio, Paris Hilton, Nicole Richie dhe australiani Hugh Jackman. I njohur si një vend i mrekullueshëm për të lundruar, lundruar, ose për të luajtur rugby ose volejboll plazhi, Bondi Beach gjithashtu mban shumë festivale dhe ngjarje kulturore për vizitorët.

16310646690_9a72e2c762_b.jpg

Button Beach: Oracabessa, Xhamajka

Do t’ju duhet të qëndroni në GoldenEye Resort, një hotel i mrekullueshëm dhe me yje, për të shijuar Button Beach.. Në këtë plazh do të gjeni emra të mëdhenj, siç janë Bono, Sting, Johnny Depp, Kate Moss dhe Scarlett Johansson. Merrni një pije nga kasolle- bar në plazh dhe përfitoni nga udhëzimet e sporteve ujore.

beach-closeup.jpg

Cala Jondal: Ibiza, Spanjë

Me një reputacion serioz, ishulli spanjoll i Ibiza është rritur në popullaritet si destinacion gjatë dekadës së kaluar. Cala Jondal, megjithatë, është një tërheqje e këndshme e plazhit larg turmave të mëdha turistike në ishull. Pishat e gjelbra dhe shkëmbinjtë e kuq rrethojnë këtë plazh, i cili ka pjesën e tij të restoranteve dhe aty mund të shihni Cristiano Ronaldon, Shakiran, Naomi Campbell dhe Adrien Brody.

IMG_7884_playa6-1024x530.jpg

Plazhi i Copacabana: Rio de Janeiro, Brazil)

Plazhi i famshëm Copacabana, i Rio de Janeiro është një destinacion i listës për çdokënd që dashuron plazhin.

Plazhi ka shumë për të ofruar si në llojin e ushqimit dhe në aktivitetet.

Njerëzit më të famshëm në botë e kanë frekuentuar gjithmonë, duke përfshirë Princesha Diana dhe Marilyn Monroe. Yjet e sotëm që e frekuentojnë janë Tom Cruise, Justin Bieber dhe Mbretin Carl XVI Gustaf të Suedisë.

cp.jpg

Liqeni i Como (Lombardia, Itali)

Një nga liqenet më të thella në Evropë dhe i treti më i madhe në Itali, Liqeni i Comos është një vend i mrekullueshëm që ka qenë i preferuari i të pasurve dhe i njohur që nga koha e romakëve të lashtë. George Clooney zotëron një vilë të shekullit të 18-të përgjatë pamjes që ofron liqeni dhe miqtë e famshëm si Brad Pitt dhe Matt Damon janë parë ta vizitojnë atë. Madonna, Donatella Versace dhe Richard Branson kanë pronat e tyre (ose ato që kanë pasur në pronësi) në liqen, duke e bërë këtë një vend të preferuar nga të famshmit.

como.jpg

Lummus Park Beach: Miami Beach, Florida

Lummus Park është një park urban i vendosur në Miami Beach.Në të janë bërë goxha shfaqje televizive si Burn Notice dhe Miami Vice. Pemë të bukura të gjelbëra palme të cilat kanë një vednkalim të shtruar që shkon përmes plazhit. Në këtë plazh do të keni shansin të vraponi me yjë të njohur si jennifer Lopez, Will Smith dhe Lindsay Lohan.

park.jpg

Plazhi Pampelonne :St Tropez, Francë

St Tropez është tashmë mjaft i njohur për pushime luksoze me hotele të shtrenjta dhe madje edhe një plazh që mund të boshatisë direkt portofolin tuaj. Kushton mbi 50 dollarë vetëm për të marrë me qira një karrige plazhi ose ombrellë dhe klubet e plazheve VIP janë gjithashtu të shtrenjta. Megjithatë, nëse mund të arrini ta përballoni atë, një udhëtim këtu mund t'ju gjejë në shoqërinë e këngëtarit Elton John, Hugh Jackman, Kate Hudson, Catherine Zeta Jones dhe Kate Moss.

JSZ.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0016660690307617