INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 8 aplikacionet që ju ndihmojnë për të luftuar stresin dhe ankthin

Këto janë 8 aplikacionet që ju ndihmojnë për të luftuar stresin dhe ankthin

Publikuar më: 21:23 02-03-2017

A jeni të stresuar? Pyetja ideale do të ishte, “kush nuk është?”, pasi stresi është bërë pjesë e pandarë e jetës tonë. Stresohemi për shumë gjëra, për shkollën, për punën, për atë çfarë duhet të hamë, për opinionin e të tjerëve, për faktin se të tjerët nuk na besojnë. Por stresi nuk është vetëm negativ, pasi në një farë mënyrë, tregon se trupi ynë reagon ndaj gjërave që na shqetësojnë. Mirëpo këto 8 programe do t’ju ndihmojnë të menaxhoni stresin dhe nuk do t’ju marrin shumë kohë:

1-Pacifica            
Me këtë program ju merrni udhëzime të projektuara nga psikologët sa herë që ndjeni që keni nevojë për të. Ju ndihmon të qetësoni mendjen dhe nervat tuaja duke u relakusar. Të merrni frymë thellë dhe të përdorni teknikat e meditimit.

2-Moodnotes                   
Keni dëgjuar për shkrimin retrospektiv. Ktheni emocionet dhe mendimet në fjalë. Moodnotes, ju lejon të tregoni gjendjen tuaj shpirtërore, mund të shkruani rreth ndjenjave dhe të bëheni më shumë të vetëdijshëm.

3-Lantern                           
Para se të bëheni pjesë e Lantern, ky program do tju japë një test për të vlerësuar pikat e forta dhe dobësitë tuaja. Pastaj Lantern do ju japë seanca të personalizuara të vetë-zhvillimit për çdo ditë.

4-HelloMind                      
Ju lejon të zgjidhni nga aspekte të ndryshme të personaliteti, si mendimet negative, frika ose mungesa e vetëbesimit. Më pas do të merrni një sugjerin për një seancë hipnoterapie.

5-How Are You                  
Ky aplikacion do t’ju ndihmojë ti shikoni gjërat më thellë, dhe të zbuloni shkaqet e vërteta të stresit dhe të ankthit. Kur ju dini burimet e tyre, do të jeni në gjendje tu bëni ballë atyre.

6-Headspacee                  
Headspace do të ju ofrojë udhëzues meditimi çdo ditë që zgjat jo më shumë se 10 minuta.

7-Happify                           
Me këtë aplikacion do të mësoni trurin tuaj se si të mendojë pozitivisht dhe t’i bëjë ballë stresit dhe ankthit

8-Calm                 
Në këtë program do t’ju ofrohen teknika për të vlerësuar të ardhmen, të fokusoheni, të punoni me mendimet tuaja dhe të vlerësoni gjërat që nuk janë bërë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711