INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 9 tutorët shqiptarë në Napoli, bosë dhe...

Këto janë 9 tutorët shqiptarë në Napoli, bosë dhe...

Publikuar më: 21:33 20-11-2017

Një grup prej 9 shqiptarësh janë zbuluar nga policia e Marcianisë në afërsi të Napolit për shfrytëzim prostitucioni.

Nëntë personat dyshohet se janë tutorë të 15 vajzave të cilat prostituojnë në rrugën Avenue Charles III, bëjnë me dije mediat italiane.

Pas urdhrit nga Gjykata e Santa Marias me kërkesë të prokurorisë lokale, policia e Marcinës ka bërë të mundur ekzekutimin e këtij urdhri, ku 5 prej shqiptarëve janë arrestuar dhe të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.

EMRAT

Në arrest me burg:

– Giovanni Monaco, 53 vjeç;

– Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.

Detyrim qëndrimi në komunën ku banojnë:

– F.A.M., i lindur më 1967.

– M.MA. i lindur më 1995.

Ndërsa ndaj shqiptarit B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpie.

HETIMI

Pas hetimit është zbuluar ekzistenca e një grupi shqiptarësh të cilët merreshin me promovimin e prostitucionit e 15 grave të kombësive të ndryshme, përgjatë bulevardit Charles III që kalon nëpër qytetet e Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista dhe San Nicola la Strada, shkruan panorama. Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583