INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë disa nga arsyet pse ai nuk ju telefonon

Këto janë disa nga arsyet pse ai nuk ju telefonon

Publikuar më: 14:58 07-06-2017

Je njohur me një djalë. Pastaj edhe jeni takuar. Ndoshta më shumë sesa një herë. Ti zgjohesh të nesërmen e këtij takimi që ka zgjatur ca orë të mira dhe pret ndonjë shenjë prej tij, ndoshta të të thotë diçka për mbrëmë, ndoshta të të kërkojë të takoheni. Por nuk ndodh! Mund ta marrësh dhe ti, por nuk dilni në asnjë përfundim. Mund të thoni që do flisni prapë, por ai nuk të merr. Dhe ditët kalojnë. Numrin tënd e ka. Ti ke qenë e këndshme me të. Ju kaluat mirë bashkë. Apo kështu mendon vetëm ti? Apo ai është mërzitur? Mos ke thënë diçka të gabuar? Apo thjesht nuk të pëlqen? Nuk i pëlqejnë vajzat që qeshin si ty… Por para  se të fajësosh veten, konsidero që arsyeja pse nuk të telefonon mund të mos jesh ti. Vetëm meshkujt na i tregojnë këto arsye:

 

Jemi emocionalisht të pagatshëm

Probleme të ndryshme me familjen, punë, apo një marrëdhënie tjetër na kanë vendosur në mes të një rrëmuje, ku nuk dimë çfarë po ndodh. Nuk ka të bëjë me ty! Mund të jemi ende të lënduar nga një marrëdhënie dhe nuk kemi ndër mend të nisim diçka të re.

 

Mund të jemi ende të fiksuar pas ish-it

Mund të jetë e dashura e parë. Mund të jetë e fundit. Ja që ajo është ende brenda mendjes sonë dhe telefonit tonë. Nuk krijohen dot kujtime të reja, kur na tërheqin pas ato të vjetrat.

 

Mund të mos jemi tipa që angazhohemi

Në jetë ka nga ata që angazhohen. Ka dhe nga ata që nuk e bëjnë. Takimet mund të kenë shkuar mirë, por ne nuk duam të të çojmë diku, ku jemi të bindur që nuk do zgjasë shumë. Ti mund të na pëlqesh, por kjo nuk e ndryshon faktin që ne jemi tipa që nuk angazhohemi. Ka ca djem që kalojnë nga një marrëdhënie në tjetrën, ka të tjerë që nuk krijojnë kurrë të tilla, thjesht dalin me vajza, kalojnë bukur dhe nuk duan përgjegjësi. Nuk është e drejtë, por kështu janë.

 

Mund të jemi të zënë me punën

Nëse një djalë nuk të kushton vëmendje për disa dita, nuk do të thotë që nuk të ka qejf. Ndoshta është shumë i ngarkuar në punë dhe i fokusuar në gjëra të tjera. Jepi dhe një shans.

 

Mund të kemi një të dashur tjetër

Në qoftë se djali nuk është i përfshirë me një histori të shkuar, ndoshta është i përfshirë me një aktualei. Nëse ke ndjerë që mes jush ka pasur kimi dhe pastaj je përplasur me indiferencën e tij, mendo që mund të jetë një tjetër.

 

Kemi të tjera pritshmëri

Ndoshta kërkesat tona nuk përkojnë me të tuat! Takimi mund të ketë shkuar mirë, por ndërsa ti je në kërkim për një marrëdhënie afatgjatë, ne duam thjesht dikë për të dalë. Kjo na bën të marrim atë vendimin egoist. Kjo nuk do të thotë që nuk na pëlqen shoqëria jote. Thjesht po kërkojmë diçka sipas interesit tonë dhe nuk kemi pse të tërheqim pas vetes në këtë.

 

Ne thjesht mund të na pëlqejë të jemi single

Jo gjithçka duhet marrë seriozisht. Ne thjesht mund të na pëlqejë të jemi single dhe pse na pëlqejnë edhe takimit. Na pëlqen loja. Nuk do të thotë që nuk na pëlqen ti, por jemi në një fazë ku po shijojmë lirinë e të qenit vetëm. Po maturohemi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711