Nga pikat e ujit në lëvizje deri tek retë e gazit në hapësirë, këto janë fotot nga konkursi i fotografisë në UK , që po mahisin botë.
Shoqëria Mbretërore e fotografisë 2017 ka zhvilluar këtë vit konkursin ku në thelb ka zbulimin e bukurive të shkencës.
Në këtë konkurs kanë marr pjesë më shumë se 3.500 persona amator në fotografi dhe profesionistë.
Ky projekt është mbështetur nga Siemens si pjesë e projektit Curiosity, një program trevjeçar i cili synon të angazhojë të rinjtë në shkencë dhe inxhinieri.
Drejtuesit e këtij konkursi janë shprehur se do ketë 5 fitues të cilët do shpallen në 12 shtator në Londër.
Gjithashtu 100 fotot më të mira do shfaqen për publikun në një ekspozitë përgjatë vitit 2018.