INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë fotot më COOL dhe ‘fashion’ në INSTAGRAM për këtë javë nga vajzat e showbiz-it shqiptar [FOTO]

Këto janë fotot më COOL dhe ‘fashion’ në INSTAGRAM për këtë javë nga vajzat e showbiz-it shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 21:07 25-05-2018

Sot si e premte dhe fundjave që është kemi udhëtuar nëpër Instagramin e personazheve publike për të përzgjedhur 5 foto më të bukura dhe për t’i ndarë edhe me ju. Përpos listës më poshtë që u zgjodh nga stafi i emisioniit “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani, ato mund të shërbejnë edhe si frymëzim për ju nëse jeni duke menduar çfarë të vishni në një set fotografik apo dhe një paradite të këndshme në natyrë duke qenë se na pret edhe fundjava.

1.Xhensila Myrtezaj.
Xhensila ka shpërndarë shumë foto këtë javë nga seti i fundit fotografik që ka bërë me Rezarta Shkurtën ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Ajo shfaqet e veshur me fustan përrallor ngjyrë rozë, në një ambient lulesh në natyrë. “Po i ndaj këto foto pak javë para se e vogla ime të vijë në jetë”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e fotografisë.

ae5d3fa6-2e4c-4d18-ab0a-300fc3786d82.jpg

2.Dua Lipa
Kemi përzgjedhur e foton e fundit të Dua Lipa e cila duket shumë e kuruar dhe në formë. E veshur me një fustan të kuq me pika të, ajo u paraqit në konferencën Pre UEFA. Dua gjithmonë na pëlqen për stilin e saj dhe asnjëherë nuk mund të na zhgënjejë në veshje.

e72e6cd2-23a8-4fab-8d8e-b6d2dd0ccf0c.jpg

3. Elena Lika
Nëse futesh tek Instagrami i modeles Elena Lika e ke të vështirë të gjesh një foto jo të bukur dhe të kuruar në detaje. Të gjitha fotot janë profesionale dhe shumë të bukura. Ne përzgjodhëm foton e saj më të fundit që ka hedhur që sigurisht është pjesë e një seti fotografik. Elena shfaqet me një fustan ngjyrë të kaltër dhe një kapele kashtë që është shumë në modë për këtë verë. Nuk kemi ça të shtojmë më tepër pasi fotoja dhe Elena flet vet.

497439df-a944-4c64-9823-4a6cec8e5416.jpg

4. Jonida Maliqi
Jonida përveçse një këngëtare me një zë unik, ajo ka dhe një stil shumë të veçantë e cila është kthyer edhe frymëzim për shumë vajza të reja. Ajo nëpërmjet fotove që shpërndan në Instagram na tregon stilin dhe trendet më të fundit. E tillë është edhe veshja që Jonida shfaqet në këtë foto. Një fund me pala korenti, veshur me atlete dhe një xhaketë serioze të kuqe sipër i ka dhënë veshjes një stil shumë ekstravagant dhe të veçantë, ashtu siç Jonida di.

bb876b65-403a-4f0c-a75c-b42a673e4aa8.jpg

5. Poni
‘A Little Barbie’, kjo fjalë na vjen në mendje kur shohim këtë foto të Ponit. Veshur me një kostum ngjyrë rozë, flokët e saj të zinj me baluke i japin pamjen e një vajze kaq të bukur dhe të ëmbël. Poni gjithmonë në formë. Ky look, pra model flokësh dhe makeup është edhe pjesë e klipit të këngës së saj më të fundit “Dashni e vjetër” në bashkëpunim me Irkenc Hyka./intv.al/

18f7fa4c-86cd-4cfe-861f-deba23caa2e1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109