INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë gabimet që bëjnë çiftet në rrjetet sociale [FOTO]

Këto janë gabimet që bëjnë çiftet në rrjetet sociale [FOTO]

Publikuar më: 15:13 08-08-2018

Jeni të lumtur me lidhjen tuaj të re? Gjithsesi bëni mirë të shmangni këto veprime virtual në mënyrë që të shmangni probemet në të ardhmen.

Shumë herë, kur jemi të kënaqur me partnerin tonë, ne duam t'u tregojmë të gjithëve dhe t'i tregojmë gjithë botës dashurinë e madhe që kemi. Por, ndonjëherë, kjo mund të shkaktojë disa probleme në rrjetet sociale. Ja disa nga gjërat për t’u shmangur:

1. Të gjitha fotot me leje!

Para se të postoni një fotografi me partnerin tuaj në rrjetet sociale, sigurohuni që të bini dakord me të. Përndryshe, mos u habisni nëse npak më vonë iu thotë ta fshini.

2. Shmangni impulsivitetin

Është normale që të ketë gjëra që ju shqetësojnë në dashurinë tuaj, por kjo nuk do të thotë që ta shprehni atë në rrjetet sociale në një mënyrë apo tjetrën.

Prandaj, shmangni lëkundjet në rrjetet sociale! Nëse e bëni, do të tregoni një qëndrim fëminor, jo shumë të pjekur .

3. Nuk ndaleni

Nëse vazhdoni ta rishihni vazhdimisht profilin e partnerit tuaj, mund të bëjë që të imagjinoni situata stresuese pa arsye. Sugjerimi ynë? Respektoni hapësirën e jetesës së secilit prej jush duke përshfrirë edhe atë virtual. Do të jeni më të qetë dhe do të lini mënjanë paranojën dhe xhelozinë e panevojshme.

4. Mos zbulo më shumë

Një tjetër nga problemet më të shpeshta që çiftet kanë në rrjetet sociale është shpalosja e informacionit të panevojshëm dhe të paautorizuar nga ana tjetër.

Për shembull, zbuloni detajet e vendndodhjes ose familjes ose fotot personale, që partneri juaj do të preferonte t’I mbante privat.

5. Lajme të rëndësishme?

Besoni apo jo, ngjarje të mëdha si angazhimet, shtatëzania ose ndryshimet e punës mund të sjellin konflikte në jetën tuaj si çift. Arsyeja?

Ndoshta keni nxituar t’ua tregoni atë të tjerëve para se ta bëje partneri juaj. Ose ai/ajo ksihte planifikuar ta tregonte lajmin e madh në një kohë më të përshtatshme.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416