Kur aplikoni për punë, jo vetëm të rëndisësh aftësitë dhe cilësitë është e rëndësishë, por edhe elementë të tjerë, ndikojnë në fitimin e vendit të punës pas aplikimit të kryer.
Ndihmës menaxherja e “Business Insider”, për gazetën britanike “The Independent” zbulon dy gabimet më të zakonshme që bëjnë personat, kur aplikojnë për punë.
Mos përfshirja e letër motivimit, kur ajo është pjesë e kritereve të aplikimit
Nëse punëdhënësi kërkon një letër motivimi, shkruajeni. Sipas ekspertes, kjo letër, jo vetëm i tregon atij stilin tuaj në të shkruar/shprehur, por gjithashtu krijon një ide sesa e rëndësishme është për ju pozicioni për të cilin aplikoni. Ndonëse mund të keni rezymenë më impresionuese në botë, ekspertja thotë që ajo vetë nuk do ta merrte në intervistë aplikantin nëse nuk ka përfshirë letrën e motivimit.
Një tjetër këshillë është që kjo letër të jetë sa më e shkurtër dhe shkruani një letër të ndryshme për çdo punë që aplikoni.
Mos dërgimi i një email –i falenderimi
Kjo është tepër e rëndësishme, thotë ekspertja e “Business Insider”.
Dërgimi i një email –i falenderimi pas disa orësh që keni biseduar me punëdhënësin, apo edhe të nesërmen, është e vetmja mënyrë që aplikimi juaj për këtë punë, të jetë në rrugë të mbarë dhe të merret në konsideratë. Kjo pasi, “falenderimi” juaj tregon se e dëshironi vërtetë këtë punë. Ekspertja thotë se nëse nuk mer një përgjigje, pasi ka komunikuar me aplikuesin për punë, ajo që nënkupton është se ky i fundit nuk është më i interesuar për pozicionin.
Nëse keni biseduar me më shumë se një person, duhet t’i nisni secilit një email falenderimi.