INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë historitë më të mëdha të 2016. Viti kur bota u trondit nga tragjeditë [VIDEO]

Këto janë historitë më të mëdha të 2016. Viti kur bota u trondit nga tragjeditë [VIDEO]

Publikuar më: 20:23 30-12-2016

Nga sulmet terroriste dhe goditjet politike, lufta në Siri, 90 vjetori I Mbretëreshës së Anglisë e deri te shpërthimi i Virusit Zika, epidemisë ndërkombëtare që goditi 75 vende. Viti 2016 ka qenë i mbushur me ngjarje. Në botën e politikës, Britania votoi për largimin e saj nga BE-ja, ndërkohë që Amerika zgjodhi  miliarderin kontrovers Donald Trump si president. David Cameron u largua si kryeministër pas rezultatit të Brexit dhe në vend të tij Theresa May mori këtë post.  Lideri komunist I Kubës, Fidel Castro vdiq në moshën 90 vjeçare në nëntor të këtij  vit. Ndërkohë, në të gjithë globin, një mori njerëzish të famshëm , gjetën vdekjen gjatë këtij viti,  duke përfshirë muzikantë si David Bowie, Prince dhe më së fundi, George Michael. Sulmet terrosiste tronditën Evropën, Turqinë  por edhe vende si Nigeria. Tridhjetë e dy persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pas shpërthimeve në një aeroport dhe stacioni i metrosë në kryeqytetin belg. Një sulm terrorist ndodhi në muajin korrik në Nice të Francës ku 86 persona humbën jetën  kur një ekstremist islamik kaloi me  kamion përmes  një turmë të madhenjerëzish, ndersa ne Berlin terorizmi vrau 12 persona .  Grushti ushtarak në Turqi, që pati si qëllim përmbysjen e qeverisë la më shumë se 250 njerëz  të vdekur. Ndër lajmet më të mëdha të këtij vitit është bërja publike e luftës në Siri dhe gjendja e fëmijëve të Sirisë. Bota mori një thirrje të madhe për tu zgjuar kur një foto e pesë-vjeçarit Omran I mbuluar me gjak u përhap me shpejtësi. 3.7million fëmijët sirianë  kanë lindur pas luftës civile brutale  që filloi në vend pesë vjet më pare dhe shumë prej tyre, dhuna dhe gjakderdhja është e vetmja gjë që kanë njohur ndonjëherë. Dhe në krye të bombardimeve, ata përballen me një tjetër vrasës mizor - urinë. Ky vit ka parë edhe vrasjen e deputetit britanik  të Punës Jo Cox, i cili u qëllua për vdekje jashtë një bibliotekë,në qershor.  Një tjetër ngjarje tronditëse ishte vdekja e ambasadorit rus në Turqi. Andrei Karlov u qëllua për vdekje vetëm pak ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0041248798370361