Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paraqitur një ofertë të re për kyeministrin Edi Rama ku kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe 6 ministri.
Oferta e Bashës vjen pasi krerët e PD dhe PS i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bujar Nishanit për tryezë dhe pritet të takohen mbrëmjen e sotme ose mëngjesin e nesërm.
Burime për Newsbomb.al. bëjnë me dije se kreu i PD-së po tërhiqet nga dorëheqja e Ramës si kryeministër. Oferta vjen pas konsultimit të Bashës me ndërkombëtarët Daul, McAllister dhe Fleckenstein.
OFERTA E BASHËS:
6 ministra, emrat e të cilëve vijnë ekskluzivisht nga opozita
Kreun Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Shtyrjen e zgjedhjeve në periudhën fund korriku-fillim gushti