Bleona, Arbana, Elvana janë vetëm disa nga personazhet që ranë “pre” e komenteve epike të Ermal Mamaqit…
Ermal Mamaqi ka vendosur që humorin e tij ta shprehë edhe në komentet e fotove të vajzave të bukura shqiptare. Komentet e tij gjithmonë po bëhen lajm dhe ai e kuptoi se kjo ishte një formë e mirë për të qenë në vëmendje. Edhe pse ka “ngacmuar” shumë vajza të njohura të showbiz-it shqiptar ai përsëri vazhdoi me humorin e tij, dhe kështu emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani foli për këto komente pasi vërtet janë “funny”. Më poshtë do shikoni Top5 komentet e Ermal Mamqit tek fotot e vajzave të njohura të showbiz-it.
01.Tek fotoja e Elvanës, ai shkruan:
“Hidhi te koshi ato facoleta dhe çoje te lavamani filxhani se më plase. Sa lava. Ti prap ma bën rrëmujë”.
02.Tek fotoja e Arbanës pasi kjo e fundit paralajmeroi se do vijë së shpejti në ekran, Ermali i komenton kështu:
“Hë tani... Prapë të shtunën e ke? Hë shtrigë!”
03.Në një ndër fotot ku Bleona ka pozuar paksa nudo, një nder komentet ka qenë dhe komenti epik i Ermal Mamaqit:
“Sa i bukur ky fustani me viza!”
04.Ami poston një foto nga mëngjesi por nga Ermali vjen me një koment "xhelozie" në një formë që ka shkaktuar të qeshura:
"Kujdes içik aty ti zonjë se të ka dalë shala.”
05.Adrola Dushi ka postuar në Insta një foto me Troin, djalin e saj por nuk mungoi komenti i Ermal Mamaqit, gjithmonë humorist, ai shkruan:
Si me e pas bo ti ktë djalë. uaaaaa sa të ngjan”