Gara e makinave pa pilot po arrin kulmin.Sipas analistëve të “CB Insights”, 30 kompani janë përfshirë në zhvillimin e ketyre pajisjeve autonome. Gjigandët e teknologjisë, Apple, Google dhe Uber si dhe kompanitë tradicionale Audi, BMW dhe Daimler po investojnë në këtë drejtim. Megjithatë jo të gjithë po i bëjnë publike lëvizjet e tyre.
Publikimi gjerman Frankfurter Allgemeine njoftoi se makina e parë Apple është duke u zhvilluar në një laborator në Berlin, Gjermani, gjithashtu ka deklaruar se Apple është duke shqyrtuar mundësinë e prodhimit të makinës Apple edhe në Vienë të Austrisë.
Këto kompani pretendojnë që këto makina do jenë më të leverdisshme dhe më të sigurta se ato që pilotohen nga njerëzit.
Sipas CNN, Volvo premton që të prodhojë makina 'kundër vdekjes'.
Inxhinieri i Volvos, Erik Coelingh thotë, “një makinë autonome është çdo gjë që ne presim nga një makinë, mbi të gjitha siguri”.
Kjo është lista e plotë e kompanive që po prodhojnë këto makina që ecin vetë:
Apple
Audi
Baidu
BMW
Bosch
DAF
Daimler
Scania
Volvo
Delphi
Ford
GM
Honda
Hyundai
Jaguar Land Rover
Mercedes-Benz
Microsoft
Mobileye
Nissan
Renault
Nvidia
PSA Groupe (Citroen dhe Peugeot)
Tata Elixsi
Tesla
Toyota
Uber
Volkswagen
Volvo
Yutong