Nga Dardan Berisha deri tek Noizy, këto janë lidhjet e dashurisë se Adelina Tahirit…
Adelina Tahiri është një ndër femrat më të bukura dhe sytë e saj e bëjnë akoma më të veçantë, por Adelina nuk është përfolur vetëm për muzikën e saj apo bukurinë e saj pasi është përfolur edhe për disa lidhje dashurie apo qoftë edhe vetëm pasionante… Në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani u fol për disa prej lidhjeve të mundshme të cilat janë përfolur të Adelina Tahirit.
Është perfolur tej mase për lidhjen me Dardan Berishën si dhe për lidhjen me ish kapitenin e kombëtares Lorik Cana. Këngëtarja i ka pranuar këto lidhje edhe në media por tani nuk vazhdon as me njërin dhe as me tjetrin.
Lidhje të përfolura në portale dhe nga shumë njerëz kanë qenë lidhja e Adelinës me këngëtarin Shpat Kasapi apo edhe me Gold AG. Edhe pse prej shumë kohësh Adelinën dhe Shpatin i njihnim si miq por kjo miqësi u përfol se u tejkalua pasi shiheshin akoma më të afruar me njëri-tjetrin. Gjithashtu edhe me Gold Ag u përfol se ishin në një lidhje por për këto dy lidhje Adelina nuk i ka pranuar por njerëzit dhe media dyshonin për ato fjalë dhe përsëri shkruanin.
Por ajo që mori vëmendjen e të gjithve ishte marrëdhënia e saj me reperin, Noizy e gjitha e vërteta doli teksa reperi tregoi se kishte më shumë se shoqëri me Adelinën pasi gjërat kishin shkuar akoma me shumë se aq mbase jo lidhje dashurie por pasionante..../intv.al/