Është sërish ajo kohë e vitit.
Sikundër 2016-ta po mbaron, YouTube ka vendosur të na prezantojë edhe njëherë të fundit me njerëzit, videot, muzikën, filmat apo trendet që bënë bujë në median sociale përgjatë këtyre 12 muajve. Diçka e tillë është publikuar përmes videos së mëposhtme, me mbi 21 milionë klikime brenda 24 orëve, e cila në formën e një përmbledhje na rikujton bëmat e YouTube. Nëse keni humbur ndonjërën prej tyre, ky është momenti për t’i shijuar!