INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë oraret kur duhet të hani për t'u dobësuar më shpejt

Këto janë oraret kur duhet të hani për t'u dobësuar më shpejt

Publikuar më: 12:48 01-06-2017

Dilema e të gjithëve mes ushtrime fizike dhe palestrës për të humbur peshë mbetet një prej më të mëdhave në jetën tonë dinamike.

Ka shumë mënyra për të rrëzuar kilet e tepërta, por dieta mbetet një prej më populloreve. Por a e dije se edhe orët gjatë të cilave ha mund të ndikojnë në shtimin ose jo në peshë?

Sipas një studimi të fundit, të hash mes orëve 8 të mëngjesit dhe 14 mund të të ndihmojë për të humbur peshë më lehtë. Pse?
Studiuesit e Universitetit të Alabama-s në Birmingham arritën në këtë konkluzion, pasi morën në shqyrtim rastet e 11 pjesëmarrësve për të parë se si funksionin trupi i tyre kur hanin vaktet mes orës 8 dhe 20 në mbrëmje, si dhe ditët kur hanin mes orëve 8 dhe 14.

Në ditët kur pjesëmarrësit nuk hanin pas orën 14, u vu re se kishin më pak dëshirë për të ngrënë, digjnin yndyrë më shpejt dhe kishin një fleksibilitet metabolik më të lartë (nuk tundoheshin nga ushqimet).

Natyrisht, është e kuptueshme se mes orës 14 dhe 20 është një kohë e gjatë pa ngrënë. Megjithatë, nëse ke dyshime që kjo mënyrë nuk është e duhura, atëherë mos e provo akoma. Por, sipas studiuesve, është një prej mënyrave që jep rezultat në rënien e peshë. A s’ishte kjo ajo që doje për vitin 2017?

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883