INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Shqipërinë

Këto janë pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Shqipërinë

Publikuar më: 09:28 09-04-2017

Tërmeti i një dite më parë i regjistruar me epiqendër në fshatin Kthellë të Kurbneshit,me thellësi 15 km rezulton të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Raportohet se prej lëkundjeve të fuqishme të tokës të jenë dëmtuar disa banesa.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndier në qytet Shkodër, Lezhë, Burrel, Dibër, Klos, Tiranë, Krujë dhe Elbasan.

Tërmeti ka shkaktuar çarje të mureve të banesave në këto zona:

 - Në fshatin Përlat i Epërm, Njësia Administrative Kurbnesh, është dëmtuar banesa e 1 shtetasi.             
-  Në bashkinë Klos kanë pësuar çarje të mureve 5 banesa.         
-  Në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Kurbnesh, eshte dëmtuar 1 banese               
-  Në fshatin Bulshare, Njësia Administrative Orosh, eshte demtuar 1 banese.   
-  Në Njësinë Administrative Orosh, bashkia Mirditë eshte demtuar 1 banese.

Është ngritur grupi i punës për të verifikuar ditën e sotme të gjitha banesat të cilat kanë problematikë për shkak të lëkundjeve të tërmetit në bashkinë Mirditë.

Ditën e djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi së bashku me Drejtorin e Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme Bekim Murati kanë shkuar në zonat ku ka rënë tërmeti dhe kanë parë nga afër situatën.

Emergjencat Civile kane qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të pushtetit vendor për të marrë çdo informacion rreth dëmeve të shkaktuara dhe marrjen e masave per perballimin e situates.

Article Logic
Execution time: 0.004162073135376