Ajo ishte e përgatitur për surprizat që do t’i bënin në ditëlindjen e saj të 22-të.
Madje Enca u bë gati dhe po qëndronte e veshur dhe e rregulluar në pritje të surprizave të para. Miqtë e saj të ngushtë ishin ata që ia bënë ditën më të bukur këngëtares. Në rrugën ku ajo ka shtëpinë, në Myslym Shyr, ata kanë shkruar me tollumbace të fryrë, urimin për mikeshën që e quajnë “King Enca’. Madje kjo fjalë ka shoqëruar çdo detaj të festës në vazhdim.