INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë pikat e draftit që ndërkombëtarët iu kanë ofruar palëve por dështuan

Këto janë pikat e draftit që ndërkombëtarët iu kanë ofruar palëve por dështuan

Publikuar më: 19:26 25-04-2017

Liderët politikë shqiptarë janë ulur në bisedime nga ana e eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Mc Allister. Këta të dy kanë bërë bisedime në mënyrë të veçantë me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Pas përfundimit të takimeve, nuk ka mundur as dyshja e sotme e eurodeputetëve që të sigurojë fillimin e negociatave mes palëve, pas disa pikave të një drafti të ofruar nga ta.

CityNews bën me dije se një pikë kryesore është që KQZ t’i jepet opozitës. Pika e dytë është kalimi i Avokatit të Popullit tek opozita, i cili me reformën në drejtësi ka një peshë të rëndësishme në proces.

Pika e tretë është dekriminalizimi i votës, shit-blerja e votës me penalitete mjaft të forta.

Nga ana tjetër, mësohet që kryeministri Rama të ketë thënë se është i gatshëm që emrat e drejtorëve të rinj të policisë në qarqe të marrin edhe “ok” nga opozita, ç’ka do të garantonte paanësinë e saj në zgjedhje. Këto janë disa nga pikat e paraqitura në draftin e negociuar nga ndërkombëtarët midis palëve.  

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166