INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë profesionet më të paguara në Shqipëri!

Këto janë profesionet më të paguara në Shqipëri!

Publikuar më: 16:31 03-08-2020

Sipas të dhënave të INSTAT për pagat mesatare të profesioneve në Shqipëri, personat që kanë mbaruar ekonomik dhe arrijnë në pozicion drejtues, administrativ apo komercial, përfitojnë pagë më të lartë se çdo profesion tjetër.

Monitor.al shkruan se paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 ishte 52.4 mijë lekë, me një rritje prej 3.5% në raport me vitin e kaluar.


Drejtuesit administrativë dhe komercialë kanë një pagë mesatare bruto prej 154 mijë lekësh në muaj dhe në raport me një vit më parë, paga e tyre është rritur me rreth 10%.

Në vend të dytë renditen sërish drejtuesit, por ata të prodhimit dhe shërbimeve të specializuara, me 114 mijë lekë në muaj, me një rritje të pagës me 9%.


Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë kaluar për herë të parë në vend të tretë, me një pagë mujore prej 92 mijë lekësh.

Më pak të paguarit janë “Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme”, me 30 mijë lekë në muaj.

Pak i vlerësuar është profesioni i mjekut, ku “Specialistë të shëndetësisë” kanë një pagë mesatare mujore bruto prej 60 mijë lekësh, me një rritje prej 2.8% me bazë vjetore.

Për më tepër mund të shihni tabelën e mëposhtme të oagave mesatare mujore bruto sipas grup profesioneve:

Article Logic
Execution time: 0.0040268898010254