INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë qytetet më stresuese në botë

Këto janë qytetet më stresuese në botë

Publikuar më: 15:28 07-07-2018

Këtë herë nuk ju sjellim qytetet më të bukura, por ato më stresuese në mënyrë që t’I evitoni nga destinacionet tuaja të relaksit.

Mënyra moderne e të jetuarit në qytete të mëdha ka ngritur nivelin e stresit të cilit banorët i janë ekspozuar.

Hulumtimet e reja kanë përfshirë matjet e nivelit të stresit dhe të anksiozitetit në 500 qytete në gjithë botën.

Si parametra janë marrë stresi për shkak të papunësisë, borxheve, perceptimit të sigurisë, si edhe nivelet e shëndetit fizik dhe psikik.

Si qytete më pak stresuese në majë të listës gjenden Shtutgarti, Luksemburgu, Hanoveri, Berna dhe Munihu.

Ajo që është interesante është se 25 të parat në listë më pak stresuese gjendet vetëm një qytet në Amerikë, ai është Sietle – në vendin e 12-të.

Qytetet e listuara më lart apo më stresuese në botë janë të tillë për shkak të mungesës së sipërfaqeve të gjelbra, transportit të keq publik dhe shëndetit psikik, me ndotje të madhe.

Më së shumti qytete në botë ka Gjermania e cila ka investuar në të gjitha këto dhe ka shmangur plasmanin e keq.

Qytetet më stresuese në botë janë: Kajroja, Dakari, Lagosi, Kabuli dhe Bagdadi. Ato janë plasuar në vende më të këqija për shkak të perceptimit të sigurisë, por edhe për shkak të shëndetit të keq mendor.

Qytetet më stresuese në botë janë:

1. Bagdadi

2. Kabuli

3. Lagos

4. Daka

5. Kairo

6. Teherani

7. Daka

8. Karaçi

9. Nju Delhi

10. Manila

Ndërkaq ndër to më pak stresuese janë:

1. Shtutgarti

2. Luksemburgu

3. Hanoveri

4. Berni

5. Minheni

6. Bordo

7. Edinburgu

8. Sidnej

9. Grace

10. Hamburgu

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492