INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë qytetet më të lira për të jetuar në Europë [FOTO]

Këto janë qytetet më të lira për të jetuar në Europë [FOTO]

Publikuar më: 16:58 20-07-2018

Nëse dëshironi të gjeni një punë të mirë në një vend të lirë, atëherë keni në konsideratë se ekziston një numër i madh i qyteteve përgjatë Evropës që kanë një standard të mirë të jetesës.

Rrogat dallojnë përgjatë shteteve në Evropë, por një rrogë më e lartë nuk nënkupton gjithmonë një standard më të mirë të jetesës.

Sipas raportit të Glassdoor me titullin Which Countries in Europe Offer The Best Standard of Living, disa qytete me rroga të ulëta janë shumë të mira për të jetuar.

Sidoqoftë, nëse veç dëshironi të ndryshoni vendbanim dhe të jetoni në një qytet evropian, atëherë këto janë shtatë qytetet më të lira evropiane për të jetuar:

Barcelona, Spanjë

Zona e shtatë urbane më e populluar në Bashkimin Evropian i tërheqë profesionistët dhe turistët nga e gjithë bota, megjithatë shpenzimet e jetesës janë shumë të vogla krahasuar me pagat.

Lisbonë, Portugali

Glassdoor thotë se rroga mesatare në Portogali është vetëm 15,500 euro, por kostot e vogla të jetesës nënkuptojnë se mund të bëni një jetë të mirë aty.

Athinë, Greqi

Ky qytet mund të jetë i ‘ngulfatur’ nga papunësia masive dhe kriza e refugjatëve, por nëse keni një punë, Athina është një vend tejet i lirë për të bërë një jetë të mirë.

Tallini, Estoni

Kostot e jetesës në këtë qytet janë shumë të lira, dhe duke e konsideruar kapitalin politik dhe financiar të Estonisë, pagat janë në rritje.

Thessaloniki, Greqi

Qyteti i dytë më i madh në Greqi gjendet pranë detit dhe aty mund të gjeni shumë vende të lira pune. Ky qytet është edhe atraksion turistik falë muzeve dhe monumenteve historike që posedon.

Porto, Portugali

Glassdoor raporton se qyteti i dytë më i madhi në Portugali është rreth 70 për qind më i lirë për të jetuar sesa Nju Jorku.

Tartu, Estoni

Ky qytet i bukur është i dyti më i madhi në Estoni dhe nga shteti i vet njihet si “kryeqyteti intelektual”, sepse është shtëpi e universitetit më të njohur dhe më të vjetër të shtetit, pra Universitetit të Tartus.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375