INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë rregullat e blerjes së rrobave “Made in Gabi”

Këto janë rregullat e blerjes së rrobave “Made in Gabi”

Publikuar më: 19:20 22-05-2017

Na ka ndodhur disa herë që jemi fiksuar me rrobat e shokut apo shoqes dhe na “ikën truri” kur na thonë se i kanë blerë te të përdorurat. Por për hir të vërtetës, nëse keni durim, mund të gjeni shumë rroba të bukura te të përdorurat. Nëse vendosni të shkoni të blini edhe ju, këto janë disa rregulla që duhet t’i keni parasysh gjatë blerjes.

1. Vish diçka të thjeshtë, që të kesh munësi të provosh shpejt e shpejt rroba. Këpucët mund t’i provosh pa pikë problemi.

2. Nëse gjen diçka që të pëlqen, por është shumë e vogël mund ta kthesh mbrapsht.

3. Kontrolloni për vrima ose dëmtime të tjera, duke e mbajtur në dritë të fortë dhe duke e parë me kujdes.

4. Nëse copa është e dobët apo rruazat po bien, mund të negociosh për një çmim të mirë.

5. Nëse ka erë të keqe, por ty të pëlqen shumë, mund edhe ta marrësh. Pas larjes do jetë e pastër dritë.

6. Njolla që kanë qenë në veshje për 20 vjet nuk do të mund të dalin.

7. Gjithmonë kontrollo me kujdes sqetullat! Këtu qëndron telashi.

8. Ndonjëherë, nëse materiali mund të lahet në lavatriçe dhe është i bardhë, mund të përdorësh zbardhues.

9. Nëse preferon veshjet prej leshi, sigurohuni që kur të lahet e thahet nuk do të qëndrojnë qimet si xhufkë.

10. Nëse vendos për të blerë një kuletë, sigurohu që kapëset punojnë dhe lëkura nuk është e çarë.

11. Nëse vendos për një bizhuteri të vjetër kontrollo nëse ta bën lëkurën jeshile.

12. Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të mësipërme, nëse gjeni fustanin, xhaketën apo pallton e preferuar atëherë blije. Mos harroni të bësh pazar me zë të ëmbël dhe frazën “A mund ta marr për x para?”

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043