INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë shenjat e horoskopit më gënjeshtare, bëni kujdes!

Këto janë shenjat e horoskopit më gënjeshtare, bëni kujdes!

Publikuar më: 10:52 13-06-2017

Gënjeshtra të bardha ose jo, duhet të pranojmë se të gjithë kemi thënë. Gënjeshtra është pjesë e pandashme e jetës, por tek disa njerëz ajo është me tepricë.

Për të kuptuar se kush ju gënjen më shumë, mjafton të dini shenjën e tyre të horoskopit dhe ne ju tregojmë se cilat janë ato.

Binjakët (21 Maj-20 Qershor)

Në pamje të parë, Binjakët nuk njihen si gënjeshtarë dhe jo të sinqertë. Ata njihen si ekspresiv dhe mendimtarë, me kuriozitetetin për të mësuar gjëra të reja. Por, në anën tjetër janë gjithashtu nervoz dhe kundërshtues. Pikërisht mungesa e sinqeritetit vjen nga mos mbajtja e fjalës, një ditë thonë një gjë dhe ditën tjetër të kundërtën. Në fakt ata nuk gënjejnë me qëllim por u vjen natyrshëm. Nëse i përkisni kësaj shenje, tregohuni të kujdesshmëm se çfarë thoni njerëzve që keni afër.

Gaforrja (21 Qershor-22 Korrik)

Gaforret njihen për imagjinatën e lartë, e cila i ndihmon të gënjejnë, duke krijuar skenare që nuk kanë ndodhur kurrë. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë dyshues ndaj të tjerëve, duke u kthyer në manipulues dhe gënjeshtar në situata stresuese, të cilave kërkojnë t’i shmangen. Për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje, mendoni më përpara se jo çdo njeri kërkon t’ju sulmojë dhe besoni tek njerëzit që doni, duke kuptuar se gënjeshtra mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie që shpresoni të keni.


Luani (23 Korrik-22 Gusht)

Luanët janë super dramatik, prandaj nuk është çudi që ata janë të shkëlqyer në teatër. Ata pëlqejnë të udhëheqin dhe të jenë në qendër të vëmendjes, duke bërë që karizma e tyre t’i bëjë gënjeshtarë të zotë. Shumë herë ata gënjejnë që të tregojnë se janë më mirë se të tjerët, duke ekzagjeruar aftësitë që kanë. Ju që i përkisni kësaj shenje, duhe t’i jepni fund sjelljeve të tilla. Nëse njerëzit shoqërohen me ju është sepse ju pëlqejnë, dhe nuk ka vend që të tregoheni dramatik. Shijoni çdo marrëdhënie në mënyrë të thjesht, me vërtetësi, ndershmëri dhe respekt.

Peshorja (23 Shtator-22 Tetor)

Peshoret janë gënjeshtarë të shkëlqyer por supriza është se ata kurrë nuk gënjejnë për qëllime negative. Ata e vlerësojnë shumë harmoninë, sa detyrohen të gënjejnë për të shmangur situatat e padëshiruara. Peshoret nuk kanë si synim të lëndojnë të tjerët, prandaj zgjedhin gënjeshtrat si mënyrë për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë. Në këtë mënyrë, ju kurrë nuk e kuptoni se çfarë realisht ata mendojnë. Për ju që i përkisni kësaj shenje, mësoni se nuk ka asgjë të keqe që të kundërshtoni ose t’u tregoni të vërtetën të tjerëve. Tregohuni të sinqertë dhe njerëzit prap do t’ju duan.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Brijcapët njihen si praktik dhe serioz. Ata janë zakonisht të vërtet por ndihen se duhet të gënjejnë kur duan që diçka të përfundohet. Ndonse mund të cilësohen si gënjeshtra të bardha, për t’u larguar nga situata të pakëndshme në të cilat nuk duan të përfshihen. Për të gjithë ju të kësaj shenje, mësoni sesi të jeni pozitiv. Duke gënjyer për t’u shmangur situatave dhe po ashtu kërkoni që gjërat të bëhen si ju dëshironi, ka një mospërputhje mes tyre që nuk do ju çojë asgjëkundi.

Peshqit ( 19 Shkurt-20 Mars)

Peshqit janë miqësor dhe mirëkuptues, por gjithashtu kanë tendencën që të luajnë kartën e viktimës ose të jenë martir. Ata përgjithësisht vlerësojnë marrëdhëniet e tyre dhe do të përpiqen që të mos gënjejnë njerëzit që duan. Por, ata shpesh thonë gënjeshtra ndaj personave që nuk pëlqejnë dhe që nuk kërkojnë t’i kenë në jetën e tyre. Prandaj kujdes, nëse Peshqit ju gënjejnë është një shenjë se ata nuk janë të detyruar që t’ju kenë në jetën e tyre për një kohë të gjatë. Për të gjithë ju Peshq, tregohuni të kujdesshëm se kë gënjeni dhe çfarë thoni. Pavarësisht se nuk keni dëshirë që personi të jetë në jetën tuaj, kini parasysh se ndonjë herë është suprizues fakti sesi gënjeshtra ju kthehet pas në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0023999214172363