INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë shenjat e horoskopit me të cilën do bënit çiftin perfekt, zbuloni “shpirtin binjak”!

Këto janë shenjat e horoskopit me të cilën do bënit çiftin perfekt, zbuloni “shpirtin binjak”!

Publikuar më: 20:40 09-05-2017

Faktori më i rëndësishëm që vendos të ardhme e një marrëdhënieje është kompromisi. Disa tërhiqen nga fjalët, disa nga pamja, sjellja por edhe nga detaje të vogla që bëjnë diferencën.Të dy partnerët mund të jenë pole të ndryshme por nëse janë apo nuk janë vertet të përshtatshëm me njëri-tjetrin, varet shumë nga mënyra se si ata merren me rrethanat, sfidat dhe problemet në jetën e tyre. Shenjat e zodiakut gjithashtu luajnë një rol jetësor në forcimin e një marrëdhënieje.Intv. al ju sjell kombinimet perfekte të shenjave të horoskopit për një lidhje sa më të qëndrueshme.

1-Bricjapi dhe Virgjëresha

Këta persona do të bënin një çift ideal, pasi të dy janë të qetë, të përmbajtur dhe serioz në lidhje me marrëdhëniet e tyre . Vlen të përmendet pjekuria me të cilën ata merren me marrëdhënien.

2-Shigjetari dhe Peshorja

Të dy kanë një qasje shumë pozitive ndaj jetës dhe kur bashkëkohen me njëri-tjetrin, lidhja bëhet më e fortë.

3-Dashi dhe Luani

Ju jeni shumë të lidhur emocionalisht me njëri-tjetrin dhe komunikoni shumë qartë. Jeni të dy ambiciozë në karrierën tuaj dhe jetën tuaj seksuale, kështu që e mbani besimin në vetvete në nivele shumë të larta. Jeni pikërisht çifti perfekt për të postuar fotot #goals dhe nuk është faji juaj që çdokush do të ketë ato çfarë ju keni.

4-Ujori dhe Binjakët

Ju fillimisht filloni si miq shumë të mirë e të ndershëm që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë me njëri-tjetrin, edhe nëse bëhet fjalë për një takim në 3 të mëngjesit, një darkë në qytet tjetër ku nuk keni qenë asnjëherë më parë. Por kur të dashuroheni, pjesa më e vështirë do të jetë përpjekja për tu afruar më shumë, dmth si partner, jo më si miq të mirë. Por duke parë se ju jeni “shokë deri në përjetësi”, ndoshta nuk duhet të jetë shumë e vështirë.

5-Gaforrja dhe Demi

Gatishmëria për të “lëvizur” malet për njëri-tjetrin do të bëjë që marrëdhënia mes Gaforres dhe Demit të zgjasë në përjetësi.

6-Akrepi dhe Peshqit

Mos u surprizoni ku pas takimit të tretë ju mendoni për martesën. Emocioni që ndjeni për njëri-tjetrit, është aq natyral saqë harroni çdo ngjarje negative tuajën.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318