INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë shenjat e HOROSKOPIT që do ta mbyllin për mrekulli muajin DHJETOR

Këto janë shenjat e HOROSKOPIT që do ta mbyllin për mrekulli muajin DHJETOR

Publikuar më: 15:33 24-12-2019

Dashi: Jo pak herë gjatë këtyre ditëve do të tundoheni të hiqni dorë nga gjithçka. Bëni durim dhe mos veproni me instinkt, sepse shumë shpejt gjërat do të rregullohen. Ndërkohë, mos ia nxirrni inatin partnerit, sidomos në fundjavë kur edhe Hënën do ta keni kundër. Është e kuptueshme që do të ndiheni nervozë, sepse as Venusi, as Mërkuri nuk do t’ju mbështesin. Ditët me fat të javës do të jenë e marta dhe e mërkura.

Demi: Gjatë këtyre muajve të fundit jeta juaj ka pësuar ose do të pësojë ndryshime të shumta. Mos u druani, sepse nuk keni pse të trembeni. Yjet janë në anën tuaj dhe do të vazhdojnë t’ju favorizojnë deri në mbyllje të vitit. Besojini instinktit dhe vazhdoni në rrugën tuaj pa e humbur besimin se do t’i arrini objektivat që i keni vënë vetes. Ruhuni nga ndonjë e papritur të martën dhe të mërkurën.

Binjakët: Edhe këtë javë do të vazhdoni të jeni të suksesshëm në çdo iniciativë që do të ndërmerrni. Mërkuri i favorizon raportet mes njerëzve, ndërsa Venusi nxjerr në pah natyrën tuaj të gëzuar. Vetëm Marsi do t’ju nxjerrë pengesa, duke ju bërë të ndiheni pak më të lodhur se zakonisht. E enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë fort të mbara, sepse edhe Hënën do ta keni kundër. Situata paraqitet më e mirë në fundjavë.

Gaforrja: Ju duket sikur nuk po shpëtoni dot prej shqetësimeve dhe mendimeve negative. Qetësohuni dhe mendoni për gjërat e bukura që ju rrethojnë, duke filluar që nga njerëzit pranë jush, të cilët ju duan shumë. Mes jush dhe partnerit mund të lindin mosmarrëveshje, sidomos në fundjavë, por nëse dashuria juaj është e vërtetë, lidhja do të vazhdojë. Zbuloni se çfarë do t’ju bënte të ndiheshit më mirë dhe mos ia mohoni vetes.

Luani: Ju pret një javë e shkëlqyer. Me Mërkurin dhe Venusin në anën tuaj mund të merrni lajme të papritura si në sferën profesionale edhe në atë personale. Të martën dhe të mërkurën ju presin surpriza të bukura dhe do të përjetoni emocione të forta, sepse Hënën do ta keni aleate. Ata që vetëm prej pak kohësh kanë nisur një lidhje, do të ndiejnë që ajo do të forcohet dhe që ndjenjat e partnerit janë të sinqerta.

Virgjëresha: Këtë javë do të ndiheni më energjikë se kurrë. Keni në mendje projekte të shumta, të cilat mendoni t’i vini në zbatim. Marsi në shenjë ju favorizon, duke ju dhënë shtysën e duhur për të arritur objektivat dhe duke nxjerrë në pah aftësitë tuaja strategjike. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me shumë fat, pasi Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Ndihmën e partnerit do ta merrni si diçka të mirëqenë...


Peshorja: Do të vazhdojë për të lindurit e kësaj shenje një periudhë suksesesh të mëdha dhe konfirmimesh. Mërkuri në shenjë do t’ju ofrojë rastet që i prisnit prej kohësh, ndërsa Venusi, edhe ai i kthyer nga shenja juaj, premton se do të përjetoni emocione të forta. Nëse jeni ende beqarë pritet që të keni takime interesante, sidomos në fundjavë kur edhe Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.

Akrepi: Java do të fillojë bukur me Hënën të kthyer nga shenja juaj dhe fati do t’ju ndihmojë. Të martën dhe të mërkurën do të keni ndonjë problem të vogël, por që do të mund ta zgjidhni në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe Marsin do ta keni aleat dhe do t’ju japë forcën e nevojshme për të përballuar sfidat. Të enjten dhe të premten mund të merrni një lajm të mirë, por gjëra më të mira ju presin në ditët në vazhdim...

Shigjetari: Do të vazhdojë për të lindurit e kësaj shenje një periudhë fitoresh dhe suksesesh, sidomos në aspektin profesional. Më në fund do t’ju njihen vlerat, por rastet për sukses do të rrallohen. Marsi, i cili vazhdon të jetë në pozicion të pafavorshëm, do të ndikojë që të ndiheni të lodhur. Është më mirë që të lini pas dore disa nga punët tuaja, në mënyrë që të kaloni më shumë kohë me partnerin. Venusi do t’ju dhurojë momente emocionuese.

Bricjapi: Për fat të keq, Hëna, Venusi dhe Mërkuri nuk do të jenë të radhitur në anën tuaj për këtë javë. Do të ndiheni nervozë dhe në humor të keq. Do të hasni pengesa të shumta, por duhet të keni besim në aftësitë tuaja. Do t’ia dilni mbanë dhe sukseset nuk do të vonojnë të vijnë. Bëni kujdes në fundjavë të mos e kaloni cakun me partnerin. Zënkat mund të fillojnë edhe për gjëra fare të parëndësishme.

Ujori: Pas një sezoni të vështirë, pritet që më në fund ta merrni veten dhe të gjeni ekuilibrin dhe stabilitetin që ju nevojitet si në jetën private ashtu dhe në aspektin profesional. Ju pëlqen të ndiheni të lirë, por kjo nuk do të thotë se nuk keni nevojë për siguri. Bëni kujdes ditën e martë dhe të mërkurë, sepse Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju krijojë ndonjë problem.

Peshqit: Tashmë e keni hedhur të keqen pas krahëve. Buzëqeshja do t’ju kthehet sërish dhe do të përqendroheni te jeta juaj. Marsi, ende në pozicion të pafavorshëm, ndikon që të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Do ta ndjeni më shumë lodhjen ditën e enjte dhe të premte, për shkak se Hëna nuk do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Mos u shqetësoni, së shpejti gjithçka do të rregullohet.

Article Logic
Execution time: 0.0026319026947021