INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë shenjat e horoskopit që tërhiqen nga njëri-tjetri. Ja arsyet pse

Këto janë shenjat e horoskopit që tërhiqen nga njëri-tjetri. Ja arsyet pse

Publikuar më: 20:48 24-01-2017

Disa tërhiqen nga fjalët, disa nga pamja, sjellja por edhe nga detaje të vogla që bëjnë diferencën. Intv. al ju sjell personat që tërhiqen nga njëri-tjetri duke u bazuar te shenja e horoskopit

Dashi me Luanin              
Ju jeni shumë të lidhur emocionalisht me njëri-tjetrin dhe komunikoni shumë qartë. Jeni të dy ambiciozë në karrierën tuaj dhe jetën tuaj seksuale, kështu që e mbani besimin në vetvete në nivele shumë të larta. Jeni pikërisht çifti perfekt për të postuar fotot #goals dhe nuk është faji juaj që çdokush do të ketë ato çfarë ju keni.

Demi me Bricjapin          
Ju jeni të dy kokëfortë, por gjithashtu bini dakord për shumë e shumë gjëra, kështu që luftoni më shumë për hir të njëri-tjetrit, se sa me njëri-tjetrin.

Binjakët me Peshoren  
Ju jeni të gatshëm të bëni udhëtime të gjata në këmbë sepse kënaqeni duke folur shumë me njëri-tjetrin. Ju gjithashtu dëshironi të bëni të njejtat gjëra, edhe nëse është një party, ose udhëtim në momentin e fundit. Nuk grindeni për të zgjedhur se çfarë të bëni.

Gaforrja me Akrepin     
Ju jeni çifti që njerëzit që në shikim të parë thonë “Pooo, këta shkojnë si çift”. Ju jeni shumë të ndjeshëm dhe me zgjuarsi dakordësoheni për çdo gjë. Nëse jeni të famshëm dhe do ndaheni, me siguri do thonë “Dashuria ka marrë fund”.

Luani me Shigjetarin      
Ju jeni ekspertë në të bërit qejf së bashku, dhe shpesh organizoni fundjava ku shpenzoni para, por të paktën bini dakord që të rezervoni hotelin më të mirë kur shkoni me pushime.

Virgjëresha me Demin  
Ju jeni njerëzit më të vendosur, dhe nëse jetoni së bashku, ju do të dizenjoni një shtëpi që është po aq e rregull edhe e bukur sa në dekoret e revistave më të njohur për arredimin e shtëpive. Ju ndiheni shumë mirë në çdo gjë që bëni, dhe çdo gjë e bëni si ekip.

Peshorja me Ujorin        
Ju jeni çifti që vazhdimisht planifikoni gjëra të bukura dhe keni një kimi të çmendur me njëri-tjetrit. Por në fakt ju shqetësoheni shumë për të tjerët, ndoshta më shumë se veten tuaj. 

Akrepi me Peshqit          
Mos u surprizoni ku pas takimit të tretë ju mendoni për martesën. Emocioni që ndjeni për njëri-tjetrit, është aq natyral saqë harroni çdo ngjarje negative tuajën.

Shigjetari me Dashin      
Argumentet tuaja më të mëdha ndoshta do të vijnë nga debatet e nxehta, por le të jemi të vërtetë: Ju të dy e dashuroni faktin që partneri juaj është i palëkundur në bindjet e tij, dhe zakonisht përfundoni duke mësuar shumë prej tyre.

Ujori me Binjakët            
Ju fillimisht filloni si miq shumë të mirë e të ndershëm që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë me njëri-tjetrin, edhe nëse bëhet fjalë për një takim në 3 të mëngjesit, një darkë në qytet tjetër ku nuk keni qenë asnjëherë më parë. Por kur të dashuroheni, pjesa më e vështirë do të jetë përpjekja për tu afruar më shumë, dmth si partner, jo më si miq të mirë. Por duke parë se ju jeni “shokë deri në përjetësi”, ndoshta nuk duhet të jetë shumë e vështirë.

Peshqit me Gaforren    
Ju të dy ndjeni dhe e vrisni mendjen shumë saqë do të qëndroni gjithë natën të stresuar për një gjë shumë të vogël. Por të paktën kur e bëni këtë, jeni duke u përqafuar dhe duke treguar se sa shumë e doni njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438