INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë shenjat që partneri juaj është ende i dashuruar me ish-in

Këto janë shenjat që partneri juaj është ende i dashuruar me ish-in

Publikuar më: 09:40 18-04-2017

Shumë vajza duan të dinë nëse i dashuri i tyre ka harruar ish të dashuren apo e mendon akoma.

Meshkujt ndonjëherë arrijnë të fshehin faktet, por ka disa sjellje të cilat tregojnë se ai ende e mendon. Nëse sjelljet e mëposhtme korrespondojnë me ato të të dashurit tuaj, atëherë është koha për të bërë një bisedë të gjatë.

Flet gjithë kohës për të
Njerëzit flasin për ata që kanë në mendje, kjo është e vërteta. Nëse ju keni hetuar se i dashuri juaj po ju tregon për ish-in, se pse u ndanë, se çfarë shkoi keq, ta dini që mund të jeni akoma nën hijen e saj.

Vazhdon t’i bëjë ndere
A është duke i bërë ndere akoma i dashuri juaj ish të dashures? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë nuk keni pse ta mirëkuptoni. Nuk ka asnjë arsye që i dashuri juaj të bëhet dora e djathtë e ish së dashurës.

Është ende pjesë e familjes së saj
Nëse i dashuri juaj kalon të dielat në shtëpinë e ish së dashurës, duke ngrënë drekë me familjen e saj, atëherë ka një problem të madh. Ai nuk mund të investojë në marrëdhënien tuaj, nëse ende ndjehet pjesë e familjes së saj.

Viziton llogarinë e saj në rrjete sociale
Ndonjëherë nuk është e nevojshme një takim fizik, për të mbajtur ca shkëndija ndezur. Nëse ai e viziton shpesh llogarinë e saj në rrjete sociale, atëherë ka diçka. Kontrolloni “browser history” ose bisedat online, për të kuptuar nëse ata vazhdojnë të kenë kontakt.

Nuk i ka larguar gjërat e saj
Veprimi i parë që dikush bën pas ndarjes, është që të pastrojë gjithë shtëpinë nga gjërat që i kujtojnë ish-in. Nëse fotografi, veshje apo gjëra tjera që i kujtojnë atë, ekzistojnë ende në shtëpinë e tij, atëherë ka një gjë që s’shkon.

Ish e dashura është mikja më e mirë
Nëse ai ju thotë se ish e dashura tani është mikja e tij më e mirë, do ju sygjerojmë që ta shikoni me kujdes. Ajo nuk do të largohet asnjëherë nga jeta e tij, nëse ai i gjen një tjetër “rol” në jetën e tij. Ndoshta, ai nuk dëshiron që ta largojë atë nga jeta.

Ju krahason me atë
E ndjeni se ai ju krahason gjithmonë me ish të dashurën? Nëse po, mos e humbisni gjithmonë “garën”?. Pavarësisht se si e përdorë krahasimin, ai tregon se e ka akoma në mendje atë dhe kërkon një vazjë që i përshtatet tipareve të ish së dashurës.

Vizitoni të njëjtat vende
A po ju dërgon në vende ku ai dhe e ish e dashura kanë qenë? Kjo ndoshta bëhet për të kujtuar ditët që kaluan së bashkuar dhe kjo nuk është aspak një shenjë e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0020561218261719